Protesta nuk ka eskaluar, por është sulmuar dhe shtypur

14 Jan 2012

Sot, Lëvizja VETEVENDOSJE! ka mbajtur një protestë paqësore. Ne jemi ulur në rrugë para kordonave të shumta të policisë. Gjatë kësaj kohe Albin Kurti përsëriti disa herë që kjo protestë është paqësore në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe për prodhimin e vendit. Albini iu bëri thirrje shumë herë forcave policore që ishin në kordonin policor dhe eprorëve të tyre që të mos i sulmojnë protestuesit, sepse ata do të jenë paqësorë.


Protesta nuk ka eskaluar, por është sulmuar dhe shtypur nga ndërhyrja e dhunshme e policisë. Sot, Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësor, duke e bërë Kosovën shtet policor.


Nga mëngjesi policia ka provuar ta parandalojë protestën. Rruga prej Besianës për në Merdar është bllokuar para mesditës. Asnjë automjet nuk është lejuar që të kalojë dhe, madje, as kalimtarët, pra as udhëtarët që kanë ecur këmbë.


Prej orëve të hershme të mëngjesit, post blloqe të shumta të policisë i kanë ndaluar veturat dhe autobusët që udhëtonin jo vetëm për në Merdar, edhe nëse ishin nisur për Besianë. Protestuesit e shumtë paqësor u grumbulluan para kordonit policor i cili e kishte bllokuar rrugën Besianë-Merdar dhe nuk lejonte askënd të kalojë. Masa e protestuesve shtohej vazhdimisht meqë vinin grupe protestuesish të cilët i kishte vonuar Policia e Kosovës me kontrollimet dhe bastisjet që ua kishte bërë atyre dhe veturave e autobusëve me të cilët ata po udhëtonin.


Protestuesit ishin tërësisht paqësorë gjatë gjithë kohës. Ata në asnjë moment nuk e kanë provokuar dhe as sulmuar policinë. Albin Kurti foli disa herë me megafon nga rreshti i parë i protestës duke thënë që kjo protestë nuk është kundër policisë dhe policëve por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Albini tha që kjo protestë është paqësore në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe për prodhimin e vendit. Ai iu bëri thirrje shumë herë forcave policore që ishin në kordonin policor dhe eprorëve të tyre që të mos i sulmojnë protestuesit, sepse ata do të jenë paqësorë, dhe të mos i dëgjojnë urdhrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës të cilat janë vënë në shërbim të hyrjeve dhe ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë.  


Policia e Kosovës kërkoi që protestuesit t´i lejojnë automjetet të qarkullojnë dhe ashtu u bë: furgoni i VIPA Chips (prodhim i Kosovës) dhe rreth dhjetë vetura me targa të Republikës së Kosovës u lejuan që të kalojnë në drejtim të Besianës e Prishtinës.


Policëve të kordonit policor iu bashkuan forca të shumta të njësive speciale që, përkundër thirrjeve të Albinit, i sulmuan protestuesit paqësorë të cilët paraprakisht ishin ulur në asfalt para kordonit policor. Policia nisi me përdorimin e sprejit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës dhe arrestoi me dhjetëra protestues. Dy policë e kapën Albinin por disa protestues e tërhoqën atë nga duart e policisë. Policia tashmë kishte hedhur edhe gaz lotsjellës dhe filloi edhe me topa uji të gjuajë mbi protestuesit, duke i hedhur predhat e gazit lotsjellës direkt në trupat e protestuesve, duke shkaktuar lëndime të shumta.  Përdorimi i ujit të ftohtë ka shkallëzuar djegien e shkaktuar nga gazi lotsjellës dhe është përdorur në temperatura të ulëta. Kur u errësua, të paktën 10 furgonë të policisë kanë vozitur në shpejtësi të madhe në mes të protestuesve, duke i detyruar të largohen në fushat anash rrugës, ku më pas njësia speciale i ka ndjekur protestuesit dhe i ka rrahur brutalisht.


Pas shpërndarjes së dhunshme të protestës në Besianë policia ka dërguar përforcime te Dheu i Bardhë. Deri në këtë kohë protesta ka shkuar sipas skenarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka qenë paqësore dhe është zbatuar vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet. Policia nuk ka intervenuar deri sa është errësuar. Ashtu sikur në Besianë, aktivistët janë ulur në asfalt, duke bllokuar njërën korsi të rrugës. Intervenimi i policisë ka qenë brutal, me shufra gome dhe metali, me shqelma, si dhe duke shkelur me çizme mbi protestuesit e ulur.


Dhjetëra protestues u lënduan vetëm në minutën e parë të intervenimit policor. Shumë të tjerë u lënduan e u plagosën më pas.


10 protestues janë të lënduar rëndë, 4 prej tyre janë dërguar në emergjencë. Valdrin Ahmetit i është çarë vetulla dhe i është enjtur balli meqë polici ka shtënë në drejtim të tij me pushkën që e hedhë gazin lotsjellës dhe e ka goditur Valdrinin në kokë.  Islam Gajtani është në spitalin e Dardanës i lënduar në kurriz. Ibrahim Kushtovës dhe Shpresa Sejdiut u janë thyer këmbët. Të lënduar në kokë janë Alban Jupolli dhe Burim Hoqa.


 Glauk Konjufca e rrahën brenda stacionit të policisë, duke e lënduar në gjoks dhe kokë. Gjithashtu Gëzon Kastrati u rrah gjatë arrestimit e edhe brenda furgonit të policisë.


Mbi 100 protestues u arrestuan në Besianë dhe te Dheu i Bardhë. Të konfirmuar janë 114. Përfshirë 5 deputetë dhe 8 anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!


Kemi informacione se disa të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Deri tani të konfirmuar janë 15, por vetëm për 13 prej tyre i kemi emrat: Salih Zyba, Frashër Krasniqi, Hysen Durmishi, Pëllumb Xharra, Miftar Mehmeti, Musa Ajeti, Blerim Lushaku, Gëzim Hyseni, Sabri Bajraktari, Gëzim Jelliqi, Petrit Bajraktari, Genc Musa dhe Naim Bunjaku.


Më poshtë e keni listën e disa prej të arrestuarve dhe të lënduarve.


Emrat e konfirmuar (deri në këto momente) të të arrestuarve:


1.    Hysen Durmishi (Merdar)


2.    Salih Zyba (Merdar)


3.    Gani Krasniqi (Merdar)


4.    Naser Shatri (Merdar)


5.    Fisnik Ismajli (Merdar)


6.    Blerim Manqastena (Merdar)


7.    Durim Jasharaj (Merdar)


8.    Arbër Zaimi (Merdar)


9.    Shpend Ahmeti (Merdar)


10.    Frashër Krasniqi (Merdar)


11.    Naim Bunjaku (Merdar)


12.    Pëllumb Xharra (Merdar)


13.    Kushtrim Morina (Merdar)


14.    Liburin Aliu (Dheu i Bardhë)


15.    Alban Krasniqi (Dheu i Bardhë)


16.    Afrim Hoti (Merdar)


17.    Taulant Kurti (Merdar)


18.    Blerim Sallahu (Merdar)


19.    Visar Ymeri (Dheu i Bardhë)


20.    Aida Derguti (Dheu i Bardhë)


21.    Boiken Abazi (Dheu i Bardhë)


22.    Ismajl Kurteshi (Dheu i Bardhë)


23.    Albana Gashi (Merdar)


24.    Premton Ibërdemaj (Dheu i Bardhë)


25.    Glauk Konjufca (Dheu i Bardhë)


26.    Bekim Zeqiri (Merdar)


27.    Gëzim Prestreshi (Merdar)


28.    Genc Musa (Merdar)


29.    Fidan Prokshi (Merdar)


30.    Petrit Bajraktari (Merdar)


31.    Bleron Azizi (Merdar)


32.    Fitim Rrahmani (Merdar)


33.    Nora Osmani (Merdar)


34.    Gëzim Hajdini


35.    Dren Elshani (Merdar)


36.    Arlind Mangjuka (Merdar)


37.    Mirlinda Krasniqi (Merdar)


38.    Shpresa Sejdiu (Merdar)


39.    Pajtim Elshani (Merdar)


40.    Glauk Elshani (Merdar)


41.    Fidan Ademi (Merdar)


42.    Xhevdet Abazi


43.    Kushtrim Avdimetaj (Merdar)


44.    Ilir Uka (Merdar)


45.    Fadil Hajdari (Merdar)


46.    Ibrahim Miftari (Merdar)


47.    Besim Ferizaj (Merdar)


48.    Arsim Termkolli (Merdar)


49.    Miftar Mehmeti (Merdar)


50.    Ilir Salihu (Merdar)


51.    Bekim Sylejmani (Merdar)


52.    Arbër Hasanaj (Merdar)


53.    Arben Hasani (Merdar)


54.    Flamur Hasani (Merdar)


55.    Ahmet Hasani (Merdar)


56.    Gëzim Latifi (Merdar)


57.    Besart Shala (Merdaër)


58.    Jeton Shala (Merdar)


59.    Gëzim Jelliqi (Merdar)


60.    Halit Memaj (Merdar)


61.    Sabri Bajraktari (Merdar)


62.    Fanol Shala (Merdar)


63.    Agim Lajthiza (Merdar)


64.    Ilir Dibrani (Merdar)


65.    Gëzim Hyseni (Merdar)


66.    Shaban Feraj (Merdar)


67.    Sabri Hasani (Merdar)


68.    Erblin Alia (Merdar)


69.    Kushtrim Krasniqi (Merdar)


70.    Petrit Musa (Merdar)


71.    Shqiprim Loshaj (Merdar)


72.    Rajmonda Ahmetaj (Merdar)


73.    Edona Ismajli (Merdar)


74.    Besarta Pasoma (Merdar)


75.    Venera Hashani (Merdar)


76.    Nystret Bllaca


77.    Labinot Rashica


78.    Sead Rashica


79.    Selim Lokaj (Merdar)


80.    Besart Rashica


81.    Faherdin Murati


82.    Gëzim Geci (Merdar)


83.    Bekë Lekaj (Merdar)


84.    Shpetim Tetaj (Merdar)


85.    Shaban Kupina


86.    Atdhetar Latifi


87.    Adrian Faniqi (Dheu i Bardhë)


88.    Xheladin Bajraktari (Merdar)


89.    Nehad Kuleta


90.    Lumbardh Bukoshi (Merdar)


91.    Nystret Maloku


92.    Agon Konushevci


93.    Kushtrim Hyseni


94.    Liridon Rrahimi


95.    Hazir Rekaliu


96.    Bashkim Ibishi


97.    Musa Ajeti (Merdar)


98.    Baki Neziri


99.    Ahmet Avdiu


100.    Sadik Zeka (kalimtar i rastit)


101.    Bujar Hajdaraj


102.    Burim Havolli


103.    Ukë Hajdaraj


104.    Shkëlzim Murtezi


105.    Naim Salihu


106.    Jeton Govori


107.    Faton Hasanmetaj


108.    Gëzon Kastrati (Dheu i Bardhë)


109.    Ibrahim Koshtova (Merdar)


110.    Xhelal Muja (Dheu i Bardhë)


111.    Taulant Beqiraj (Dheu i Bardhë)


112.    Raif Kasa (Dheu i Bardhë)


113.    Burim Misini (Merdar)


114.    Gani Iberhysaj (Merdar)


115.    Osman Mustafa (Dheu i Bardhë)


116.    Ilir Metushi (Dheu i Bardhë)


117.    Bislim Bislimaj (Dheu i Bardhë)


118.    Arbër Rexhaj (Dheu i Bardhë)


119.    Lirim Gashi (Dheu i Bardhë)


Janë qindra të lënduar nga gazi lotsjellës.


Në vazhdim janë emrat e protestuesve me lëndime të rënda fizike:


1.    Islam Gajtani


2.    Glauk Konjufca


3.    Hysen Kaqiku


4.    Besfort Morina


5.    Alban Jupolli


6.    Burim Hoqa


7.    Valdrin Ahmeti


8.    Sabri Hasani


9.    Shpresa Sejdiu


10.    Gëzon Kastrati


11.    Albulena Haxhiu


12.    Ibrahim Koshtova


13.    Rifat Hyseni


14.    Fatlum Kastrati


15.    Elhami Thaçi


16.    Mimoza Shala


17.    Ngadhnjim Haxhosaj


18.    Osman Mustafa


19.    Ilir Metushi


20.    Bislim Bislimaj


21.    Islam Islami


22.    Bekim Beqiri


23.    Burim Hoxha


24.    Driton Emini


25.    Flamur Pireva


26.    Berat Sigujeva


27.    Visar Duriqi


28.    Shqiprim Hasani


29.    Naim Bunjaku


30.    Arben Kopalla


31.    Shkumbin (Vushtrri)




Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera