Ndalohen protestuesit nga Tirana

14 Jan 2012

Për rreth dy orë janë ndaluar autobusët mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në pikën kufitare në Morinë nga Policia e Kosovës. Më pas ju është komunikuar që nuk do të lejohen të kalojnë kufirin për "shkaqe teknike". Kur aktivistët provuan të kalojnë në këmbë, policia ka ndërhyrë ashpër së pari duke rrahur një aktivist brenda në autobus vetëm se ka shpalosur flamurin kombëtar, dhe më pas edhe duke përdorur sprej lotsjellës. Gjendja është e tensionuar, aktivistët dhe qytetarët po kërkojnë përgjigjen me shkrim për ndalesën e tyre.


Ne u bëjmë thirrje autoriteteve kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore “Serbia nuk kalon!”.





Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera