Përmbledhja e parë nga zhvillimet e protestës së sotme

14 Jan 2012

Sot, në mëngjes aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë nisur për të bllokuar në mënyrë paqësore hyrjen e Serbisë në Kosovë. Autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.


Përkundër ndalesave të shumta, dhe punkteve të shpeshta të Policisë së Kosovës, gjatës ditës së sotme, aktivistet e parë kanë arritur në afërsi te pika kufitare Dheu i Bardhë. Aktivistët janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të Policisë së Kosovës në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdares.


Ndërkohë, duke filluar nga ora 11.30 Policia e Kosovës ka filluar të ndalojë qytetarët.  Në magjistralen Prishtinë Besianë drejtë pikës së Merdares aktivistët tanë janë ndaluar për legjitimim nga punktet e shumta të Policisë së Kosovës. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësoj udhëtimin dhe ti vonojë aktivistët në protestën e paraparë nga ora 13.


Mbështesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!! duke ardhur nga Shqipëria, gjithashtu janë ndaluar në kufirin e Morinës nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi. Mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke ardhur nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës nga autoritet e Maqedonisë. Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore “Serbia nuk kalon!”.


Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon cenimin e të drejtës së lirisë për të protestuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. U bëjmë thirrje Policisë që të mbrojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet.




Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera