Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon reciprocitetin ndaj mallrave serbe

30 Oct 2011

Sot, më 30 tetor, rreth orës 14.00, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaluan kamionin me targa serbe SJ 001-UO dhe pas verifikimt të prejardhjes së mallit e rrotulluan atë. Kamioni transportonte grurë nga Serbia. Aksioni u zhvillua në kilometrin e parë të magjistrales Arllat-Malishevë.


Në këtë situatë ku Serbia e vërshon tregun e Kosovës me mallrat e saj dhe Qeveria beson në vullnetin e mirë të Serbisë, neve nuk na mbetet tjetër përveç se ta dëmtojmë Serbinë brenda Kosovës.


Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë me aksione politike të cilat e mbrojnë interesin e vendit dhe njëkohësisht kërkon nga qytetarët që ti bojkotojë mallrat e Serbisë e ti konsumojnë mallrat vendore. Në këtë mënyrë dëmtohet Serbia dhe zhvillohet Kosova.




Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera