“Duaje tënden – Prodhim i vendit” në Prishtinë

15 Sep 2011

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë, nga dita në ditë pritet që mallrat serbe të vërshojnë serish në vendin tonë.


Këto 40 ditë bllokim i tyre, ishin 40 ditë frymëmarrje e lirë për prodhimin vendor.


Ato pritet të hyjnë edhe më të subvencionuara nga shteti i Serbisë, ndërkaq në anën tjetër prodhimi ynë vendor është harruar nga shteti.


E nëse shteti nuk e bën, dhe e dime se nuk e bën, këtë duhet ta bëjmë ne qytetarët e Kosovës.  


Porositë për qytetarët e Kosovës:


•    Duhen konsumuar prodhime të vendit sepse kështu paratë tona mbeten në Kosovë.


•    Duhen konsumuar prodhime të vendit sepse kështu ndihmojmë në rritjen e vendeve të punës për bashkëqytetarët tanë.


•    Nuk duhen konsumuar prodhimet e Serbisë sepse Serbia mohon qenien tonë politike.


•    Nuk duhen konsumuar produktet e Serbisë sepse kjo përkthehet në më shumë mjete financiare e logjistike për strukturat paralele në Kosovë.


•    Nuk duhen konsumuar produktet e Serbisë sepse kështu veprojmë kundër vetës sonë.


Në kuadër të kësaj fushatë, njëri nga aktivitetet tona është vendosja e shenjuesve “Unë jam prodhim vendor” në produktet vendore, në mënyrë që ato të bëhen më lehtë të identifikueshme nga qytetarët.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera