Arrestohen tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

08 Sep 2011

Sot, më 8 shtator, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! , u tubuan para hyrjes kryesore të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë e tyre rreth projektligjit për qendrën e Prizrenit, i cili sot po debatohet nga këshilltarët komunalë të Prizrenit. Policia tentoi që t|i shpërndante aktivistët dhe në tentim e sipër arrestoi tre prej tyre. Ata janë: Kushtrim Dakaj, Edi Kabashi dhe Jaser Ymeri. Megjithë përpjekjen e policisë protesta po vazhdon dhe asaj po i bashkangjiten edhe qytetarët e Prizrenit. Mbledhja e Kuvendit Komunal po vazhdon, ndërkaq përballë protestuesve qëndron njësia speciale e policisë, i cila e ka bllokuar hyrjen.




Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Prizren

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera