Arrestohen aktivistët dhe deputetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

03 Sep 2011

Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka organizuar një aksion protesues kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës.


Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Koovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.


Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryemninistres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë.  


Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviqit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika. Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviqit në këtë sulm. Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre. Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi.


Gjatë intervenimit të sotëm të policisë një numër i aktivistëve u lënduan drejtpërdrejt nga dhuna policore. Të lënduarit po trajtohen në ambulancën e Aeroportit. Brutaliteti i policisë në intervenimin e sotëm


Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.


Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës dalëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, për t’ia bllokuar atë zv.Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes kishin hedhur domate të kalbura në drejtim të veturës së zv.Kryeministres për ta simbolizuar kështu efektin që marrëveshjet e Editës i shkaktojnë shtetësisë së Kosovës – ato po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës.


Të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë:


Emri dhe mbiemri


Adonis Tahiri


Agron Kabashi


Aida Dërguti


Albana Fetoshi                           Është liruar/deputete


Albulena Haxhiu                         Është liruar/deputete


Anita Shabani


Arbnor Dehari


Boiken Abazi


Dardan Molliqaj


Drenushë Xhemajli


Durim Jasharaj


Erzen Vraniqi


Etleva Malushaj


Flamur Pireva


Frashër Krasniqi                                          I lënduar


Gëzon Kastrati                                            I lënduar


Krenare Krasniqi


Kreshnik Ahmeti


Kushtrim Dakaj                                           I lënduar


Labinot Kelmendi


Leonida Molliqaj


Lulzim Gjaka


Lirim Gashi


Marigonë Drevinja


Muhamet Bytyçi


Myrvete Haradini


Naim Jakaj


Nora Fetoshi


Pajtim Demaj


Rron Gjinovci


Selman Sokoli                                                 I lënduar


Teuta Rrusta


Valdrin Ahmeti


Zgjim Hyseni


Ky arrestim i aktivistëve është i padrejtë dhe në rastin e deputeteve madje edhe i paligjshëm. Policia e Kosovës nuk duhet të jetë vetëm shërbim që i çel udhë pushtetarëve, por duhet të jetë polici sovrane e cila i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre. Prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivitëve të Lëvizjes, të cilët kihin dalur në rrugë sot për të protestuar kundër degradimit të shtetësisë së Kosovës.


Marrëveshja për vulat doganore


Marrëveshja për vulat doganore, të paktën publikisht, mbetet jashtëzakonisht e paqartë. Për të nuk fliten edhe aq detajet përveçse të dyja palët e konsiderojnë si fitore. Kosova thotë se Serbia na i njohu vulat doganore – Serbia thotë se Kosova e hoqi masën e reciprocitetit ndaj produkteve serbe.


Vulat e Doganave të Republikës së Kosovës të cilat janë pranuar nga Serbia janë vula ku nuk ekziston emërtimi Republikë por vetëm Kosovë, si dhe vula të cilat nuk bartin kurrfarë simbolesh shtetërore të Kosovës. Pra, janë vula të doganave të cilat shumë lehtë mund të jenë vula të një territori doganor, i cili nuk është shtet sovran. Kjo i shkon për shtati aspiratës hegjemoniste të Serbisë, e cila vazhdon ta trajtojë Kosovën si pjesë të saj. Pra, është në vijë me deklaratën e Stefanoviqit i cili dje tha se u arrit zhbllokimi i qarkullimit të lirë të mallrave të Serbisë në “pjesën tjetër të Serbisë që quhet Kosovë dhe Metohi”, siç e quan ai Republikën e Kosovës. Dhe kjo u pranua nga Edita Tahiri pa kurrfarë kundërshtimi.

Është e vërtetë se edhe aktualisht në vulat doganore të Kosovës nuk figuron fare Republika. Por kjo është e pazakontë. Dhe sjellë dyshimin se një gjë e tillë qëllimisht nuk është ndryshuar me shpalljen e pavarësisë. Shtetet tjera e kanë emërtimin e vet të plotë politik nëpër vulat doganore, për shkak se Doganat i takojnë dikujt, dhe nuk mund të jenë të askujt. Kjo marrëveshje me Serbinë i thotë Serbisë se, të paktën për ty, Kosova kurrë nuk do t’i trajtojë doganat si të vetat, pra si të Republikës. Kjo, në rrafshin politik është humbje.


Po ashtu, çështje tjetër e rëndësishme në këtë drejtim është edhe dokumentet që do të përdoren në të cilat do të vendosen këto vula. Çfarë do të shkruajë në dokumentin për origjinën e mallit, në dokumentin unik doganor, e dokumentet tjera përcjellëse të mallit? A do të figurojë aty Republika e Kosovës? Serbia ka thënë se këtë nuk do ta pranojë kurrë. A e ka pranuar Edita Tahiri këtë refuzim të Serbisë? Duket se po. Për shkak se marrëveshja tashmë është arritur. Kjo është prapë një humbje politike, për shkak se prapë po heqim dorë nga Republika e cila na bën shtet.  

Asnjë fjalë në deklarimet e mbrëmshme nuk u tha për dy pikat doganore në veri të vendit. Thuajse atje nuk ka ndodhur asgjë. Më herët ndërmjetësuesi Robert Cooper kishte thënë se këto pika doganore, pra kush do t’i administrojë ato dhe kush do të jetë doganier në to, do të jenë temë e bisedimeve. Sot të gjithë e kemi të qartë se polici të Kosovës në dy pikat kufitare në veri nuk kemi. As doganierë të Republikës së Kosovës nuk ka. Atje e kemi vetëm KFOR-in, i cili edhe ashtu është neutral karshi statusit të Kosovës. Vetë pranimi i pyetjeve të mësipërme si çështje për diskutim është i papranueshëm, për shkak se po flasim për një çështje e cila është kryekëput e brendshme. Ashtu të papranueshme janë edhe këto negociata dhe marrëveshjet që dalin nga to, dhe atë për të njëjtën arsye – sepse negociohen çështjet e brendshme të Kosovës.


Por Edita Tahiri e quajti këtë fitore. Dhe ditëve në vazhdim do të na thotë se tash mund të eksportojmë mallra në Serbi. Pavarësisht se si dhe me çfarë dokumente, por mallrat do të shkojnë në Serbi. Për këtë gjë, vetëm duhet t’i konsultojmë shifrat e para vitit 2008 për të parë se sa në të vërtetë ka eksportuar Kosova në Serbi. Bllokada që Serbia ia ka bërë mallrave të Kosovës nuk ka qenë e bazuar në interesin ekonomik të Serbisë për shkak se edhe ashtu tregu i Serbisë nuk ka qenë kurrë i vërshuar nga mallrat e Kosovës. Bllokada ka qenë e drejtuar kundër aranzhimeve politike në Kosovë. Kundër shpalljes së Republikës së Kosovës. Tash me heqjen e Republikës, Serbia nuk ka problem me mallrat e Kosovës të cilat edhe ashtu janë shitur në një masë shumë të vogël atje. Kjo marrëveshje ia heq bllokadën produkteve të Serbisë në Kosovë. Kaq.


Marrëveshja për librat kadastral


Marrëveshja për kadastrin ia lejon Serbisë mbajtjen e librave kadastral të Kosovës, të cilat ajo na i kishte vjedhur në vitin 1999. Edita Tahiri ka pranuar që të mjaftohet me librat kadastral të skenuar të cilat do t’i merr Kosova sa për t’i pasur ato informata. Për rëndësinë e librave kadastral është e tepërt të flitet – ato janë dëshmi e pronësisë mbi tërë pronën e paluajtshme në Kosovë. Ai që e ka origjinalin e dokumentit konsiderohet formalisht sovrani përmbi këtë pronë, pavarësisht se nuk është titullar faktik dhe aktual i pronës. E për sa i përket pronës që gjendet në Kosovë, me këtë marrëveshje sovran mbetet Serbia.


Në deklaratën e lëshuar nga ndërmjetësuesi i negociatave Robert Cooper, thuhet se palët do të angazhohen për ta ndërtuar një regjistër kadastral të besueshëm. Çka nënkupton kjo? Palët janë Kosova dhe Serbia. Për ta kontekstualizuar këtë deklarim të Cooper-it, kjo nënkupton se Kosova do t’i marrë skenimet e librave kadastral nga Serbia, sa për t’u informuar dhe, po ashtu, do ta informojë Serbinë vazhdimisht për çfarëdo ndryshimi të tashëm dhe të ardhshëm në çështjet e pronësisë. Njëjtë sikur me regjistrat civil, por me rrezik shumë më të madh, asnjë ndryshim në të dhënat kadastrale të Kosovës, e as në titullarët e pronës nuk do të konsiderohet i besueshëm pa miratimin e Serbisë. Sepse deklarata e Cooper-it e tregon shumë qartë se librat kadastral të Kosovës do të konsiderohen të besueshëm vetëm nëse të tilla i konsideron dhe si të tilla i miraton Serbia. Fakti se origjinalet do të mbeten në Serbi tregon se kjo çështje nuk është një marrëveshje e njëhershme por negociatë e vazhdueshme. Në këtë drejtim pronësimi do të na kompletohet ligjërisht vetëm atëherë kur këtë e pranon Serbia. Në histori kemi pasur shumë raste të tilla. Por kjo nuk mund të quhet përparim drejt sovranitetit por kthim prapa në një gjendje nga e cila kemi bërë çmos që të ikim.


 


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera