Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas shënoi gjashtë vjetorin e saj

26 Aug 2011

Para gjashtë viteve si kudo nëpër Kosovë, edhe në Drenas lindi organizimi i mirëfilltë qytetarë përballë pushtetit të keq. Gjatë këtyre gjashtë viteve të veprimit, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas gjithsesi u përball më situata të ndryshme, shpesh edhe të rënda, por asnjëherë nuk e ndali aktivitetin në ngritjen e vetëdijes qytetare për “luftë” kundër së keqes.


Dje, më 25 gusht, kjo Qendër festoj gjashtë vjetorin e themelimit të saj. Ky gjashtë vjetor u përcoll me shumë aktivitete ditore, ku vlen të ceken ekspozita me fotografi të aktiviteteve të ndryshme të Lëvizjes përgjatë këtyre viteve e cila ishte hapur në ora 15:00 në sheshin “Fehmi Lladrofci”, për të vazhduar deri në ora 20:00. Kjo ekspozitë u vizitua nga shumë qytetarë - kalimtarë të rastit por edhe të atillë që enkas kishin dalë t'i përcjellin aktivitetet tona. Aktivitete të tjera ishin edhe shpërndarja e fletushkave “Blej Shqip” në kundërshtim të produkteve serbe, për të përfunduar me një ndejë në orën 20:30, bashkë aktivistë e qytetarë.


Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Drenas nga viti në vit dhe nga dita në ditë po rritet e po forcohet, duke qenë pranë kërkesave dhe halleve të shumta që kanë qytetarët e Drenasit.


Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Drenas

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera