Gjashtëvjetori i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë

24 Aug 2011

Të martën me 23 gusht, Lëvizja VETËVENDOSJE! shënoi gjashtëvjetorin e themelimit të saj në komunën e Pejes. Me këtë rast, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë kishte organizuar aktivitete të ndryshme.


Shënimi i kësaj date në komunën e Pejës filloi me ekspozimin e fotografive të aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në qender të qytetit. Me këtë rast,  Sekretari Organiziv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, Arton Muhaxheri, u prononcua para mediave: “Me këtë aktivitet simbolik po shënojmë gjashtëvjetorin e themelimit, që për atë kohë nuk ishte aspak i lehtë, mirëpo tani pas gjashtë viteve, Lëvizja VETËVENDOSJE! është më e fortë dhe më e organizuar për t’i mbrojtur  parimet e veta për zhvillimin e vendit, parime këto që janë edhe interes i qytetarëve”, u shpreh ai.


Në oret e mbrëmjes, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOsSJE! si dhe qytetarë të tjerë të Pejës u mblodhën në një koktej rasti, ku gjatë gjithë kohës shfaqeshin në projektor fotografi të ndryshme nga aktivitetet e deritanishme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë dhe me gjerë.


Në këtë përvjetor të pranishëm ishin edhe Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, Avdi Shkreli, Nënkryetari i Parë Bajram Binaku,  si dhe Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqaj.


Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra e Pejës

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera