Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan feston 6 vjetorin e themelimit të saj

20 Aug 2011

Të shtunen me 20 gusht, Lëvizja VETËVENDOSJE! shënoi 6 vjetorin e themelimit dhe ekzistimit të saj në komunën e Gjilanit. Me këtë rast, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan kishte organizuar aktivitete të ndryshme para Teatrit të Qytetit, ku qytetarë të shumtë u njoftuan për së afërmi me mënyrën e organizimit brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


Gjatë gjithë ditës, ishte e hapur ekspozita me fotografi të ndryshme nga protestat dhe aksionet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me çrast qytetarët kishin rastin të informoheshin përmes ciceronëve për arsyetimin politik të aksioneve konkrete. Shumica e këtyre fotografive janë pjesë e monografisë “DREJT VETËVENDOSJES!”, e cila përmbledh lindjen, zhvillimin dhe rritjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


Në ndërkohë qytetarë  të shumtë, bashkë me aktivistët, punonin shabllonët e parullave të përdorura më parë nëpër aksionet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe i shkruanin ato në murin e improvizuar duke shfrytëzuar “armët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”


 Rëndësi të veçantë në këtë ditë pati edhe fushata tashmë e njohur e gjithnjë më aktuale e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, “Bojkotoni Produktet e Serbisë”-“Blej Shqip”. Me këtë rast, shumë prodhues vendorë i ekspozuan produktet e tyre në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 6 vjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Gjilanit.


Në orët e mbrëmjes, në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan u shfaq filmi dokumentar i protestës së përgjakshme të 10 shkrutit 2007, ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, si dhe u plagosën mbi 80 demonstrues të tjerë.


Edhe tani pas 6 viteve, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të mbetet prapa parimeve të saj. Liria e vetme është ajo që buron nga brenda e jo liri që na servohet si e tillë nga lartë ose nga jashtë. 


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera