Tubim me mërgimtarët në Vushtrri

22 Jul 2011

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri të premten më 22 korrik mbajti  tubim publik me mërgimtarët e kësaj komune, të cilët këto ditë po pushojnë në vendlindje.


Tubimi u mbajt në sallën e shtepisë së kulturës Hasan Prishtina në Vushtrri, në praninë e mbi 300 pjesmarrësve.


Tubimin e hapi aktivistja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga mergata (Qendra Gjermani) Adile Islami,ndërsa tubimin e përshëndetën me nga një fjalë rasti, kryetari i Qendrës së LëvizjesVETËVENDOSJE! në Vushtrri Xhemajl Pllana, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, Nënkryetarja Aida Derguti dhe aktivisti dhe veprimtari i mirënjohur i kësaj ane, Ali Januzi.


Më pas u hap debati me mërgimtarët  dhe qytetarët e Vushtrrisë mbi gjendjen aktuale në Kosovë.


Interesimi i mërgatës ishte jashtëzakonisht i madh për gjendjen politike, ekonomike, sociale, arsimore në vend.


Pyetjet e tyre më tepër ishin të përqëndruara lidhur me statusin e tyre jo të drejtë dhe jo të barabartë me qytetarët tjerë ne regjistrimin e popullsisë, në të drejtën e votës,të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, për arsimimin dhe furnizimin me tekste shkollore të fëmijëve ne mërgatë,vështërsitë rreth paisjes me dokumentacione të udhetimit etj.


Kishte pyetje të drejtpërdrejta lidhur me raportet reale mes Lëvizjen VETËVENDOSJE! me  institucionet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe me faktorin ndërkombëtar, për privatizimin tejet të dëmshëm si proces, korrupsionin dhe luksin  klasës politike në pushtet, papunësinë dhe varfërinë në rritje të popullatës, për arsimin, kulturen, qëndrimin ndaj fesë etj


Për të gjitha pyetjet, preokupimet dhe shqetësimet e tyre u pergjigjën në menyrë përmbajtësore lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti me bashkëpunëtorë.


 

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Vushtrri

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera