Nga tubimi me bashkatdhetarë në Ferizaj

21 Jul 2011

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj, më date 21 korrik, organizoi një tubim me bashkëatdhetarë.


Mërgimtarët patën rastin që të takohen dhe të diskutojnë me dy nënkryetarët e VETËVENDOSJE!-s, Shpend Ahmetin dhe Aida Dërgutin si dhe me kryetarin i Qendrës së Ferizajt, Faton Topallin.


Tubimin e hapi, Shpend Ahmeti i cili mes të tjerash tha se proceset politike në Kosovë e kanë degraduar qytetarinë. “Korrupsioni i lartë, kriminaliteti në rritje, raportet e ndryshme ndërkombëtare e vënë Kosovën si një vend në një krizë të vazhdueshme” tha ai.


Shpendi, potencoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka formuar tashmë 420 pika në gjithë Kosovën, gjë që subjektet e tjera nuk e kanë bërë dhe se kjo është në shërbim të një organizimi të fuqishëm për realizimin e programit tonë.


Ai iu referua edhe statistikave duke përfunduar se Kosova është vendi më i varfër në Evropë. “Nëse i shohim statistikat e Bankës Botërore ato na tregojnë se 48% e popullatës jetojnë në varfëri, që do të thotë se jetojnë me më pak se 1.41 euro në ditë, rreth 18% e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme, e kemi shtetin i cili e ka papunësinë më të madhe në Evropë. Mirëpo me gjithë anët negative Kosova ka potencial për tu zhvilluar. Më shumë se  50% e popullsisë janë më të rinjë se 25 vjeç. Jemi në vendin e tretë për nga rezervat e Linitit … pra Kosova ka bazë të rimëkëmbet, por jo me këtë politikë që po zhvillon pushteti në Kosovë. Në vend të forcimit të sovranitetit pas 17 shkurtit 2008, ne po shkojmë prapa” përfundoi Shpendi.


Më pas, fjalën e mori Faton Topalli.  Ai tha se “Ishin bashkëatdhetarët tanë në diasporë, ata që organizuan demonstrata metropoleve të Evropës, Amerikes dhe Australisë, ata që e përhapën të vërtetën për Kosovën, ata që e informuan opinionin botëror për kërkesat dhe shtypjen që po bëhej në Kosovë,  burgosjet, vrasjet dhe shkeljen e të drejtave të njeriu dhe ata që krijuan miq për Kosovën dhe u bënë ambasadorët e parë të saj pa protofol. Vetëm në periudhën prej vitit 2004 deri në vitin 2008, diaspora shqiptare dha më shumë mjete për zhvillimin e Kosovës (2.4 Miliardë)  se të gjitha organizatat ndërkombëtare bashkë (2.2 Miliardë)”. Ai theksoi se pa angazhimin aktual të diasporës Kosova do të kthehej në një vend të trazirave të mëdha sociale.


Fatoni potencoi se nëpërmjet angazhimit politik si në Kosovë e poashtu edhe në mërgim duhet ta kthejmë shtetin e Kosovës në shërbim të qytetarëve e të mos lejojmë që edhe më tutje qytetarët të shfrytëzohen nga pushteti. Ai ftoi qytetarët që jetojnë në diasporë, që të angazhohen politikisht për ndërtimin e shtetit dhe ta ngrisin zërin sa herë që u shkelen të drejtat elementare si e drejta e votes, e drejta e marrjes pjesë në proceset politike. Sot Diaspora shihet vetëm si kategori e cila mund të plaçkitet financiarisht duke anashkaluar plotësisht potencialin politik që ka ajo.


Ndërsa Aida Dërguti elaboroi pjesën programore tëLëvizjës VETËVENDOSJE! për diasporën. Në fjalën e saj, ajo shprehu mirënohjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për angazhimin e diasporës në dekadat e fundit. “Diaspora ka qenë ajo që e ka mbajtur arsimin në Kosovë, familjet e shumta. Sikur të mos ishte diaspora ne do të kishim gjenerata të tëra analfabetësh, po të mos ishte diaspora do të ishte e pamundshme edhe lufta e UÇK-së, sepse dihet që logjistika është pjesa më e rëndësishme për zhvillimin e një lufte” theksoi ajo. Ajo përfundoi se njëri ndër problemet kryesore të diasporës është ruajtja e identitetit. Bashkëatdhetarët tanë në diasporë janë të dëshpëruar me politikat që ka zhvilluar vendi në këtë drejtim.


Më pas u hap diksutimi me pjesmarrësit në këtë tubim. Osman Osmani tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti politik i cili po i pasqyron problemet ashtu siç janë dhe kritikoi pushtetin për politikat e gabuara që po i ndjek duke vënë theks në politikat ndaj mërgimtarëve.


Ndërsa Migjen Azemi shprehu paknaqësinë e tij për mos shfrytëyimin e resurseve të diturisë që është zhvilluar në diasporë dhe që do të mund të jepte një kontribut të çmuar për zhvillimin e Kosovës.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ferizaj

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera