Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit

29 Jun 2011

Qeveria komunale në krye me Ramadan Mujën është bërë qeveri kundër qytetarit dhe në llogari të Hashim Thaçit. Keqpërdorimet dhe abuzimet me paranë publike të evidentuara së fundi në Komunën e Prizrenit  nga Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2010, dëshmojnë qartë për institucionalizimin e vjedhjes dhe plaçkitjes sistematike të parasë publike nga ana e pushtetarëve lokal.


Një pushtet i tillë nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe si i tillë është thellësisht jodemokratik dhe kryekëput në shërbim të kleptomanëve, me të cilët në kushte dhe rrethana normale duhet të merrej drejtësia.


Nuk mund të llogarisim në ndërgjegjen dhe moralin e këtyre politikanëve. E vetmja gjë që mund të llogarisim është presioni ynë qytetar.


Kjo është arsyeja pse ne përmes këtij aktiviteti simbolik, lokalizuam vendin ku kryhen keqpërdorimet dhe abuzimet dhe krimet e vazhdueshme të pushtetarëve të korruptuar në llogari të xhepave të tyre.


Kërkojmë nga Kryetari i Komunës Ramadan Muja, që së bashku me dorëheqjen e tij para pensionimit, të bëjë edhe denoncimin publik dhe ligjor të të gjithë personave përgjegjës për abuzimet e kryera ndër vite.


Qytetarët e Prizrenit nuk e meritojnë një qeverisje të tillë, nuk i meritojnë njerëz të tillë! Prandaj ata duhet të largohen.


Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Prizren

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera