Kundër hajnisë në emër të kombit

20 Jun 2011

Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! realizoi aksion simbolik “Kundër hajnisë në emër të kombit” i cili kishte për qëllim të tregojë të vërtetën para qytetarëve lidhur me çështjen e kontratës për autostradën Vermicë – Merdarë, të ashtuquajturën “rruga e kombit”. 


Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka të sanksionuar edhe në programin e saj politik çështjen e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri në të gjitha fushat e jetës, për ta përmbyllur pastaj me një bashkim politik. 


Por, ne jemi kategorikisht kundër hajnive në emër të kombit. Nëse kjo kontratë është në interes dhe dobi kombëtare, atëherë si është e mundur që ajo të mbahet fshehtë prej kombit. 


Qeveria e Kosovës që nuk ndalon së foluri për tregun e lirë, po i paguan mbi dyfish çmimet e zhavorit për Bechtel – Enka. Çmimi i tregut është 11.5 euro, ndërkaq ajo paguan 26.5 zhavorin për Bechtelin.  


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera