Dita e Çlirimit në Malishevë

15 Jun 2011

Të mërkurën, me 15 qershor, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Qendra e Malishevës dekoruan qytetin me flamuj kombëtar me rastin e Ditës së Çlirimit.


Po në këtë ditë në mbrëmje në Malishevë Policia e Kosovës mbajti orë policore. 9 vetura si dhe afër 20 policë këmbësorë qarkullonin nëpër të gjitha rrugët e qytezës së Malishevës. 


Prezencë e shtuar e tyre ishte rreth zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë. Çdo lëvizje e secilit aktivist u përcoll nga së paku tre policë.  


Pas përfundim të dekorimit ne flamuj kombëtar dhe me parrullën "Dëshmorët nuk Negociuan", ndërkohë që aktivistët, po shpërndaheshin, ndërhyri policia duke arrestuar njërin prej tyre. Policët që ndërhynë ishin: Sejdi Gashi, Bedri Paçarizi, Skënder Hoxha, Bashkim Kastrati       


Me dyshimin per largimin  e disa flamujve të Kosovës e kishin shoqëruar një nga aktivistët për në stacionin Policor të Malishevës ku aktivisti është marrë në pyetje për afër 30 minuta. Pasi i është hapur lënda aktivisti është liruar.


I bëjmë thirrje autoriteteve dhe institucioneve të cilat janë të shtetit të Kosovës dhe popullit jo të partisë në pushtet të qëndrojnë nga ana e drejtësisë dhe e vullnetit të popullit.


Lavdi dëshmorëve të kombit të cilët luftuan me flamur kombëtar e për të përmbushur betimin për bashki! 


Lëvizja VETËVENDOSJE!


Qendra Malishevë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera