Dëshmorët janë të kombit jo të pushtetit

13 Jun 2011

Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! në Malishevë zëvendësoi foton e kryetarit të Komunës së Malishevës të vendosur në qendër te qytetit, me flamurin kombëtar.


Ky aksion është  realizuar sepse:


1.    Konsiderojmë se është një provokim, që u bëhet qytetarëve të Komunës së Malishevës në prag të përvjetorit çlirimit dhe ditës dëshmorëve, duke u përpjekur që kjo datë e shënuar t’i atribuohet kryetarit të kësaj komune.


2.    Konsiderojmë, se është e padrejtë që me paratë e qytetarëve të bëhen abuzime te tilla nga kryetari që më së paku ka të drejtë të thirret në zhvillimin dhe historinë e Malishevës.


3.    Foto të tilla i gjejmë vetëm në shoqëritë jodemokratike ku pushteti mendon se ka të drejtë të bëj gjithçka me hapësirën  publike e politike, pa vullnetin e qytetarëve dhe madje duke e shkelur në mënyrë sistematike atë.


Bëjmë thirrje që të mos përsëriten rastet e tilla sepse e dëmtojnë të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen e qytetit tonë!


Levizja VETEVENDOSJE!


Qendra Malishevë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera