Përvjetori i gjashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

12 Jun 2011

Tash e 6 vite më parë një parrullë e ka përshkruar tërë hapësirën publike e politike të Kosovës.


Kjo ishte parrulla që përbëhej nga dy koncepte të vetme: kundërshtonte pazarllëkun që përgatitej dhe zbatohej në Kosovë dhe për të ardhmen e Kosovës, process ky që e kishte nxjerrë vendimin për Kosovën jashtë vendit dhe e kishte bërë subjekt të palëve të ndryshme, përfshirë këtu Serbinë; si dhe ngulmonte që ky vendim për vendin të jetë i popullit të Kosovës, instancës së vetme që ka të drejtë ta përcaktojë të ardhmen e vendit, për shkak se kështu e përcaktonte të ardhmen e vet. Ishte kjo parulla JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE!


Dhe këtu fillon Lëvizja VETËVENDOSJE! si lëvizje politike dhe si koncept politik. Ne kemi lindur dhe vazhdojmë të jetojmë karshi këtyre dy shtyllave tejet të rëndësishme në politik: mohimit të gjendjes aktuale tejet të rëndë dhe rënduese, si dhe afirmimit të ndryshimit rrënjësor që do të na i hapte mundësitë për zhvillim politik, ekonomik e shoqëror. Pra JO NEGOCIATA të cilat na e ndajnë vendin për së brendshmi dhe na e pamundësojnë lirinë politike, por VETËVENDOSJE! që na bashkon për të mirën e vendit, na bën zot të vendit, dhe na i hap mundësitë për përparim.


Gjatë këtyre 6 viteve Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar gjithsejt 15 demonstrata popullore, i ka kryer mbi 200 aksione protestuese, i ka mbajtur mbi 1000 tubime me qytetarë. Të gjitha këto aktivitete janë përcjellë ngushtë nga pushteti i vendit, dhe më veçanërisht nga policia. Gjatë këtij rrugëtimi 6 vjeçar janë arrestuar përmbi 300 aktivistë, ndërkohë që në demonstratën e 10 shkurtit janë vrarë Arben Xheladini dhe Mon Balaj e janë plagosur 80 demonstrues të tjerë, prej të cilëve Zenel Zeneli, Mustafë Nerjovaj, dhe Hysni Hyseni janë lënduar rëndë.


Aktiviteti ynë përgjatë këtyre viteve e ka pasur një qëllim të vetëm: t’i vetëdijësojmë qytetarët e Kosovës për gjendjen e rëndë të vendit, dhe për mungesën e perspektivës positive për ne si popull, si dhe për angazhimin e tyre politik për ndryshimin e domosdoshëm rrënjësor që i duhet vendit dhe neve si popull. Ne insistuam në të drejtën dhe vullnetin tonë si qytetarë, dhe aktivisht e shpërndamë pikëpamjen tonë për atë se çka po ndodhte në realitetin politik dhe shpërputhjen që ky realitet e kishte me vullnetin politik të popullit të Kosovës. Pra, e shpërndanim gjithandej nëpër Kosovës të vërtetën që ndodhte në mes të deklaratave të politikanëve, veprimeve të tyre, dhe pritjeve të popullit. Sepse ishim dhe jemi të bindur se liria e vetme është ajo që buron nga brenda, e kurrfarë lirie që na servohet si e tillë nga lartë e as nga jashtë.


Në këtë përvjetor aktivisti Glauk Konjufca bëri prezantimin e monografisë “DREJT VETËVENDOSJES”.


(Fjala e Glauk Konjufcës)


Sot bëhen 6 vjet prej kur u themelua Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ka qenë një rrugë plot përpjekje e pengesa, me disa arritje modeste, por me më shume arritje që nap resin në të ardhmen. Kjo ecje nuk ka qenë aspak e lehtë, por rrugë tjetër s’ka dhe s’ka rrugë deri te sovraniteti dhe liria që të jetë e shtruar me lule. Në fillim ishim dhjetëra, pastaj u bëmë qindra e mijëra, sot jemi dhjetëramijëra, nesër do të bëhemi qindramijëra dhe kështu deri në përmbushjen e qëllimeve tona politike.


Mahatma Gandi njëherë pat thënë se rruga për deri te liria i ka katër faza:


Së pari të injorojnë


Së dyti të përqeshin


Pastaj të luftojnë


Dhe në fund ti fiton


Kur u pat themeluar Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe i filloi aktivitetet e saj, ajo u injorua nga regjimi. Sa herë që jepnim idetë tona dhe shpalosnim konceptin tonë politik ata përgjigjeshin me pyetjet propotente: “Kush janë këta?”.


Ata as që dënjonin të merreshin më çështjen se si ne e shtronim, sepse na e mohonin vetë ekzistencën. Regjimi fillimisht të karakterizon në anonimitet ashtu që të diskualifikojë si përmbajtje.


Por kur ekzistenca e rezistencës bëhet një e dhënë e pamohueshmë dhe një fakt i pakundërshtueshëm, atëherë pushteti fillon e ta relativizon ekzistencën nëpërmjet përqeshjes. Të karakterizojnë si grup i izoluar, si rast dhe jo si dukuri. Poa shut të të përshkruajnë si subjekt ekzotik,si specie e rrallë e cila megjithatë duhet të ruhet e të konservohet, për t’ia dhënë sharmin e luralizmit. Ata thonë se shoqërisë i duhet një grup i tillë, i cili e plotëson mozaikun, por kurrë nuk e përcakton atë.


Gjatë kësaj faze regjimit i shpërthen i gjithë racizmi dhe fashizmi i tij diskursiv përqeshës: të quajnë shitës iv eve, moler, apo edhe automekanik tek i cili nuk guxojnë t’i dërgojnë xhipat e tyre nga frika se mos po rrotullohen.


Nëpërmjet gjuhës përccmuese regjimi trgon se cc’mendon për të gjithë ata punëtorë të thjeshtë apo shtresa shoqërore që nuk janë politikanë, por qytetarë tipikë të Kosovës. Shovinizmi është në gjuhë.


Dhe vjen koha kur ti je forcuar aq shumë, por jo mjaftueshëm, dhe je shtrirë aq gjerë, sa që regjimi fillon e frikësohet nga rritja jote. Pra, ekzistenca jote nuk është më thjeshtë e pamohueshmë, por më shumë se kaq: ajo tashmë është bërë kërcënuese. Kjo ësht ëkoha kur rëgjimi fillon e të lufton seriozisht. Këtu regjimi funksionon si trinom dhunë/propagandë/etiketim. Ketu ai nuk të mohon sikur në fazën e parë duke të injoruar, as nuk të zvoglon duke të përqeshur sin ë fazën e dytë. Tash regjimi të zmadhon si përbindësh, si rrezik, si nacionalizëm iracional apo si ideologji shkatërrimtare. Regjimi fillon e shpif dhe të etiketon. Kjo është simptomë se ai edhe pse vetë po e humb popullin, së paku fillon ta frikësojë popullin për ta shkëputur nga përshrirja jote, duke të kategorizuar si gogol. Nësë ti forcohesh, do të kthehet Serbia, nëse ti fiton, do të kthehet komunizmi, e kështu me radhë.


Për fazën e fundit nuk do të flas, sepse ajo nuk varet nga efektiviteti i regjimit. Ajo varet kryekëput nga puna dhe serioziteti ynë, nga vendosmëria dhe maturia jonë, nga konsistenca dhe durimi ynë.


Sot Lëvizja është më e fortë se kurrë. I kemi 450 Pika nëpër Kosovë e diasporë dhe po vazhdojmë të zgjerohëmi.


Po i mbajmë zgjedhjët e brendshme, kurse në Kuvend i kemi deputetët që vazhdimisht e demaskojnë pushtetin e padrejtë.


Të gjitha këto që i thashë mund t’i gjeni pa fjalë, por me fotografi, në këtë monografi e cila përmbledh lindjen, zhvillimin dhe rritjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në njëfa rkuptimi, meqë është libër kronologjik dhe mund të shfletohet shpejt, mund të shërbejë edhe si film për lëvizjen tonë deri këtu ku jemi sot. Meqë ne nuk duam të kemi pompa benzene, as nuk merremi me krim të organizuar e kontrabandë cigaresh, jemi shtrënguar që këtë libër ta shesim me atë ccmim që do t’i mbulonte shpenzimet e botimit të tij.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera