Në Prizren arrestohesh për flamur

10 Jun 2011

Sot, më 10 qershor, rreth orës 04.20 në mëngjes, në Prizren gjatë dekorimit të qytetit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit u arrestuan 6 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët e arrestuar janë:


1.Kushtrim Dakaj


2. Vigan Bytyqi


3. Abdyl Osmanaj


4. Gëzon Kastrati


5. Memli Balaj


6. Lumbardh Bukoshi


“Mëkati” i tyre ishte se simbolet shkombëtarizuese po i zëvendësonin me ato kombëtare, në përvjetorin e ngjarjes më të rëndësishme politike për identitetin dhe politikën shqiptare.


Lëvizja VETËVENDOSJE! këtë arrestim e cilëson politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat moti ja kanë shitur shpirtin djallit. Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit. Arrestimi i sotëm për flamur është vazhdim i të njëjtës fushatë dhe të përkujton historinë e dhimbshme të popullit tone gjatë viteve të persekutimit.


Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gjashtë aktivistëve.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera