Bllokimi i ndërtesës së Qeverisë

12 May 2011

Policia ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena, Luan Hoti, Shabi Kodra, Masar Shala dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.


Aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Deni Rakoci është i lënduar në kokë.


Policia hodhi gaz lotësjellës dhe sprei. Shumë aktivistë janë të lënduar. Në mesin e të lënduarve janë edhe Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.


Policia ka goditur edhe autoambulancën me gaz lotësjellës dhe po pengon evakuimin e të lënduarve.


Ndërkaq janë arrestuar aktivistët: Abdyl Osmani, Albion Rexhepi dhe Azbi Gashi, të cilët gjithashtu janë të lënduar rëndë.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera