Protestuesit i thërrasin deputetët e asamblesë komunale që të bashkohen me popullin

30 Jul 2008

Gënjeshtrat e përçdoditshme të politikanëve të institucioneve për kinse heqjen e mauneve me helm nga Kosova nuk janë në interes të popullit. Ato janë pikërisht e kundërta e këtij interesi.


Bajram Rexhepi për çdo ditë është duke deklaruar se nuk ka faj për vendosjen e mauneve në Mitrovicë. Ai po deklaron se pajtohet me protestat, vetëm sa për t’i hedhur hi syve qytetarëve të Kosovës. Rexhepi asnjëherë nuk iu bashkua protestës. Ai as që ka bërë madje as gjënë më të vogël që ta ndihmojë këtë protestë dhe këta qytetarë. Atëherë si po u pajtoka?


Qytetarët e Mitrovicës sot kanë vazhduar protestat e tyre me kërkesën për largimin e menjëhershëm të mauneve me helm nga Kosova. Në fjalimin para qytetarëve të pranishëm në protestë, Halil Qela, anëtar i KOP-it tha se këto institucione përveç se nuk po ndërmarrin asgjë për largimin e mauneve me helm, këta njerëz që marrin paga nga taksat e popullit të paktën duhet të dalin para tij dhe të bashkohen me kërkesat e tij. Në këtë protestë qytetarët kërkuan para ndërtesës së kuvendit komunal që deputetët e të cilët në atë kohë ishin në seancë për të diskutuar për problemin e këtyre mauneve me helm të dalin para popullit dhe t’i bashkohen atij. Mirëpo deputetët nuk ishin të gatshëm që të dalin në anën e popullit. Në fund të protestës Halil Qela në emër të KOP-it deklaroi se protesta do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve për largmin e mauneve me helm dhe vënien para përgjegjësisë të fajtorëve për helmimin e qytetarëve.


Këshilli Organizativ i Protestave:


Banorët e lagjes “2 Korriku”, banorët e lagjes “Shupkovc”, Partia Ekologjike e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Lidhja Demokratike e Dardanisë, Sindikata e Punëtorëve të Kombinatit Trepça”, Sindikata e pavarur e punëtorëve parapensionistë të Kombinatit “Trepça”, Bashkësia Islame, Këshilli i Studentëve të FXM-së, Këshilli i Studentëve të FSHTA-së, Këshilli Rinor i Mitrovicës, Qendra e Vëzhguesve “Trepça”, OJQ “Bregu i Veriut” dhe Radio Mitrovica

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera