Në Besianë kundër zgjedhjeve

03 Nov 2007

Lëvizja VEVTËVENDOSJE! në Besianë, të shtunën, i ftoi qytetarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 17 nëntorit. Aktivistët e Lëvizjes përmes zmadhuesve të zërit ua kumtuan qytetarëve arsyet pse këto zgjedhje duhen bojkotuar, dhe çka i nevojitet Kosovës në vend të zgjedhjeve.


Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon referendum dhe liri, për t’i paraprirë kështu zgjedhjeve të mirëfillta demokratike që do të organizoheshin. Zgjedhjet e 17 nëntorit, janë zgjedhje pa zgjidhje, janë votime për partitë dhe politikanët që u dëshmuan në katër palë zgjedhje se e duan pushtetin pa shtet, për interesa personale e partiake. Këto zgjedhje janë për pushtet të varur, kundër shtetit të pavarur. Çka kemi përjetuar për këto vite sa kemi pasur zgjedhje? Asgjë përveç mashtrimit, përbuzjes, talljes, hajnisë, territ dhe jo transparencës.


Deputetët e Parlamentit kukull të Kosovës në fund të mandatit të tyre u kujdesën për vete dhe aprovuan ligjin për privilegjet dhe përgjegjësitë e deputetit. Në Kosovën e varfër deputeti aktual pretendon të jetë i pasur, ndërsa implikimet buxhetore nuk kanë rëndësi.


Populli i Kosovës duhet ta realizojë me mjete demokratike dhe paqësore referendumin për shprehjen e lirë të vullnetit të popullit.


Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Besianë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera