Dy Vite Ballafaqim; Dy Vite Organizim; Dy Vite Vetëdijësim

12 Jun 2007

Sot, më 12 qershor, bëhen dy vite që kur Lëvizja VETËVENDOSJE! filloi me aktivitetin e saj.


Tash e dy vite aktivistët e Lëvizjes nuk pushuan së organizuari aksione kundër padrejtësive që ia shkakton Kosovës dhe popullit konstalacioni i pushtetit kolonialist, shtypës dhe terrorist i UNMIK-ut në bashkëpunim me IPVQ-të dhe Grupin e Unitetit. Gjatë këtyre dy viteve dy demonstrues paqësor u vranë nga ky pushtet, 80 të tjerë u plagosën, me qindra aktivistë u arrestuan, dënuan e burgosën.


Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon sot një ekspozitë ku janë përmbledhur fotografitë më të mira nga të gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat e organizuara gjatë këtyre dy viteve. Këtë ekspozitë mund ta shihni në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila gjendet në rrugën "Perandori Justinian" nr. 9, në Qytetthin Pejton të Prishtinës. Ekspozita do të jetë e hapur prej orës 12:00 deri në orën 20:00.


Lëvizja VETËVENDOSJE! u shprehë mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Kosovës.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera