Shkrimi i parullës “VRASËS” në Gjilan

18 Apr 2007

Sot, më 18 prill 2007, dhjetëra aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra në Gjilan, në dy nga veturat e UNMIK-ut shkruan grafitin ‘VRASËS’.


Aktivistët fillimisht këtë parullë e shkruan në një veturë të UNMIK-ut e cila ishte e parkuar në oborrin e KK-Gjilan. Më pastaj parulla vrasës u shkrua edhe në një veturë tjetër, këtë radhë veturë në qarkullim. Në këtë veturë gjendeshin dy policë të UNMIK-ut – njëri amerikan ndërsa tjetri gjerman i cili tentoi ta ngiste veturën e tij përkundër faktit që aktivistët e kishin rrethuar atë.


Aktivistët vazhduan rrugën drejt parkingut të UNMIK-ut i cili gjendet në lagjen lagjen ‘Adem Jashari’. Gjatë gjithë kohës pas shkrimit të parullës në veturën e fundit, aktivistët kanë qenë të përcjellur nga një njësit i policisë i cili edhe ushtroi dhunë mbi aktivistët paqësor.


Me të arritur afër parkingut, aktivistët u ballafaquan kordonin e policies. Aty u kap fillimisht aktivisti Kujtim Kosumi i cili u grushtua nga policia. Aktivistët tjerë arritën përsëri ta çlirojnë kujtimin nga duartë e policisë, dhe meqë ishin penguar nga policia dhe në parking ishte vetëm nje veturë e regjimist vrastar të UNMIK-ut e vlerësuan se nuk ia vlente të tentonin për të hyrë andej.


Pas këtij aksioni zyra e Lëvizjes në Gjilan është plaçkitur nga forcat e KFOR-it amerikan të cilët i kanë konfiskuar shabllonët të cilët ishin përdorur për shkrimin e parullës dhe i kishin fyer dhe kërcënuar aktivistët të cilët ishin aty. Ata u thanë aktivistëve se nëse dalin edhe një herë në rrugë, do ta marrin vesh se kush është KFOR-i. Tash edhe KFOR duket të jetë në shërbim të mbrojtjes së veturave të UNMIK-ut, dhe mbrojtjes së kriminelëve të 10 shkurtit. Parulla vrasës, dhe e vërteta të cilën ajo po e shpërfaqë, duket se po e pengon dhe tmerron ditë e më shumë pushtetin. Prandaj, atij nuk po i mjaftojnë forcat policore, por po thërret në ndihmë edhe ato ushtarake. Në vendet normale ushtria thirret të ndërhyjë në çështjet e brendshme vetëm në situata jashtëzakonisht të tensionuara, kur forcat e policisë pamundësohen të bëjnë ndonjë gjë. Por Kosova nuk është vend normal. Dhe këtu situata është përherë e jashtëzakonshme, për shkak se këtij pushteti kolonial, secila shprehje e e lirë e qytetarëve i duket rrezik dhe rrezikim i jashtëzakonshëm.


Më vonë zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan ishte bastisur prapë nga policia. Këtë herë nuk kishin gjetur gjë për të vjedhur.


Në orët e mbrëmjes policia e ka arrestuar aktivistin Vedat Xhymshiti.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera