Shkrimi i parullës “Lirojeni Albinin!” në Prizren

17 Apr 2007

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra e Prizrenit, ndërmorrën të marten aksionin aksionin e shkrimit të parullës "Lirojeni Albinin" në murin e objektit të regjimit kolonial të UNMIK-ut në këtë qytet.


Pas kësaj edhe veturat e këtij regjimi u emëruan me mbishkrimin VRASËS. Gjatë këtij shkrimi polici i UNMIK-ut, i tërbuar filloi ta ngiste makinën dhe si pasojë e kësaj u lëndua në këmbë një nga aktivistet e Lëvizjes. Pas kësaj arritën pjestarët e SHPK-së, jo për ta arrestuar policin e UNMIK-ut për lëndimin e shkaktuar, por për t’i arrestuar aktivistët të cilët ia përkujtonin pushtetit për përgjegjësinë që kishte për krimin e kryer më 10 shkurt, kur UNMIK-u kishte vrarë 2 demonstrues paqësor dhe kishte lënduar 80 të tjerë. Aktivistët të lidhur mes vete i rezistuan arrestimit dhe e pamundësuan një gjë të tillë. Paskëtaj policia ishte përherë pranë aktivistëve dhe vëzhgoi aksionin deri në përfundimin e tij.


Aq shumë po i pengon e vërteta, kur po i thuhet haptazi këtij pushteti të padrejtë, saqë ata po tregohen përditë e më shumë të gatshëm të lëndojnë e vrajnë, vetëm e vetëm që ajo të mos publikohet. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë të vendosur që të vazhdojnë me insistimin e tyre për të vërtetën dhe drejtësinë deri sa këto të realizohen dhe materializohen plotësisht dhe përfundimisht – deri sa këtij populli t’i njihet e drejta e patjetërsueshme që ta përcaktojë vetë fatin e tij dhe të vendit të tij. Deri në vetëvendosje.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera