Tubim në Barilevë

04 Feb 2007

Edhe përkundër propagandës së pasuksesshme që ishte bërë nga disa parti politike për ta penguar pjesëmarrjen në tubimin tonë, qytetarët e Barilevës iu përgjigjën thirrjes sonë duke e mbushur plot njërën prej klasave të shkollës fillore të këtij fshati. Edhe kësaj radhe mungoi energjia elektrike. Por qytetarët e dëshpëruar nga proceset politike me mjaft vëmendje e dëgjuan prezantimin tonë i cili u bë nga aktivisti, Glauk Konjufca.


Edhe përkundër punës së madhe të mediave dhe partive politike për ta mashtruar popullin, kompromisi i negociatave të cilin e përmbanë pakoja e Ahtisaarit dhe e me të cilin është pajtuar Grupi Negociator i Kosovës, çdo herë e më shumë po luftohet prej qytetarëve. “Asnjë rrugë s’po mbetet e pabllokume prej komunave me shumicë serbe, dhe kishave që po na i marrin me dhunë”, u shpreh Hysen Peshku, qytetar i Barilevës. “Populli le ta din që Kosovën po na e bajnë Palestinë”, vazhdoi ai. “Pak është me ua thy dritaret atyre që po na e shesin këtë vend”, përfundoi Hysen Peshku.


Sidomos tani, në prag të demonstratës masive kundër pakos së Ahtisaarit, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë me organizme të tilla. Vetëdijësimi në popull po rritet. Rruga drejtë vetëvendosjes po shpejtohet. Të gjithë në tubim u pajtuan që duhet demonstruar kundër Grupit Negociator të Kosovës, kundër entitetit territorial serb brenda Kosovës, kundër shkatërrimit të TMK-së. Kundër copëtimit të Kosovës dhe ndarjes së veriut. Kundër pakos së Ahtisaarit.


Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Besianë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera