Prezantimi i Platformës në Lipjan, Ferizaj, Viti dhe Gjilan

19 Jan 2018

Kandidati për kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti sot qëndroi në Lipjan, Ferizaj, Viti dhe Gjilan, ku para strukturave të këtyre Qendrave shpalosi platformën e tij për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. 
Ndër të tjera Kurti tha se Lëvizja jonë është Lëvizje e rinisë, ne duhet ta vëmë entuziazmin rinor në funksion të shoqërisë. Në një vend të varfër e me përplot probleme, si Kosova, nuk është e mundur që të mos ketë punë për vullnetarë, sidomos për vullnetarët e zellshëm e vetësakrifikues siç janë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, potencoi Albin Kurti. 


Sipas platformës së Albin Kurtit në qytetet më të mëdha, Prishtinë, Prizren e Mitrovicë, do të planifikohet ndërtimi i qendrave të vullnetarëve të VETËVENDOSJE!s, synimi i të cilave do të jetë organizimi i përditshëm i punës vulnetare, kryesisht të të rinjve, në ndihmë të individëve e komuniteteve në nevojë. Fokusi i ndihmës do të jetë veçanërisht tek shtresat e varfra, të moshuarit që nuk kanë ndihmë, pakicat e shpërfillura, lagjet e pazhvilluara.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera