Arben Vitia, Koordinator i ri i Qendrës së Prishtinës

14 Mar 2018

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të Qendrës së Prishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, z. Arben Vitia. Në këtë fazë tranzitore drejt zgjedhjeve të brendshme, me votë unanime, z. Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën  z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia.

Koordinatori i ri i Qendrës së Prishtinës do të fillojë punën këtë javë duke ftuar strukturat e Qendrës së Prishtinës dhe duke afruar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë këto ditë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron suksese z. Vitia në detyrën e re.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera