Prokurorët si Lumezi, mace të vogla para minjve të mëdhenj të nëntokës

28 Mar 2018

Derisa Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në Pallatin e Drejtësisë po shpaloste, sipas tij, sukseset, për luftën ndaj korrupsionit si kusht për liberalzimin e vizave, aktivistët e Lëvizjes zhvilluan një aksion simbolik jashtë kësaj ndërtese.

“Një kryeprokuror i cili nuk e ka asnjë ndjekje të nivelit të lartë institucional për korrupsion është veçse një mace e vogël përballë minjëve të mëdhenjë të nëntokës”, tha aktivistja Aurora Mullatahiri në prononcimin rreth këtij aktiviteti.

Ajo shtoi se të gjithë jemi dëshmitarë që krimi në Kosovë përveç se po lulëzon, ai është në bashkpunim të plotë më prokurorët dhe gjykatësit të cilët në rastin më të mirë heshtin dhe nuk ndërmarrin veprim karshi këtij krimi kur nuk janë bashkëpunëtor në të.

Kosova ka nevojë për drejtësi, ka nevojë për prokurorë të cilët janë të aftë dhe të guximshëm që ta luftojnë krimin e organizuar të nëntokës i cili çdo ditë e më shumë ngre kokën mbi tokë në formën e drejtuesve institucional.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera