Gëzuar Pashkët!

13 Apr 2018

Pashka si festë është kremtimi që lartëson vlerat dhe virtytet njerëzore për drejtësi, mirëqenie e solidaritet brenda familjeve e komunitetit në përgjithësi. Si një festë që shëmbëllen sakrificën, vetëmohimin e dashurinë në rrugën e vështirë, por të drejtë të triumfit të jetës, lirisë, shpresës e përparimit shoqëror e kombëtar, na kujtonë rendësinë e angazhimit në shërbim të popullit për të mirën e përbashkët kundër të keqes në përgjithësi.

Në mesin tonë, festa të tilla janë dëshmi e solidaritetit kombëtar e shoqëror dhe i bashkëpunimit e bashkëjetesës shembullore midis komuniteteve të ndryshme fetare e jofetare.

Besimtarëve katolikë u urojmë mbarësi, begati, shëndet e lumturi në këtë ditë feste.

Gëzuar Pashkët!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera