Vendosen parullat VETËVENDOSJE! dhe UNMIKOLONIALIZËM në Klinë. Arrestohen 9 aktivistë

22 Nov 2005

Sot, në orët e pasdites, aktivistët e Lëvizjes në Klinë vendosën parullat VETËVENDOSJE! dhe UNMIKOLONIALIZËM në këtë qytet. Gjatë aksionit, shumë pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës intervenuan dhunshëm ndaj aktivistëve, me ç’rast arrestuan 9 prej tyre. Ata janë: Skënder Merturi, Liridon Hoti, Frashër Berisha, Faton Kastrati, Albulena Veselaj, Sami Gashi, Enver Merturi, Zafer Gashi dhe Avni Berisha.

Më të dhunshmit kanë qenë policët Engjëll Prenaj dhe Gegë Prenaj. Ky i pari, aktivistin Sami Gashi e ka goditur me shqelm në organet gjenitale. Ndërkaq, Gegë Prenaj ka fyer në mënyrën më të paturpshme aktivisten Albulena Veselaj. Përveç kësaj, Zafer Gashit iu mor aparati fotografik dhe iu fshinë të gjitha fotografitë e bëra gjatë arrestimeve të dhunshme.

Pas më shumë se tri orë sa u mbajtën në stacionin e policisë, ata u liruan.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera