U arrestua aktivisti i VETËVENDOSJE!-s në Zhegër

20 Nov 2005

Dje, në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, u arrestua aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Enver Veseli. Arrestimin e tij e bëri një polic serb i Shërbimit Policor të Kosovës. Mësojmë që ai u arrestua për aksionin që Lëvizja pati më 16 nëntor në këtë fshat, me ç'rast u shkruajt parulla - 'JO NEGOCIATA. VETËVENDOSJE!'. Pasi u mbajt për një orë në stacionin policor, ai u lirua.

Tradita nënshtruese e zbatimit të urdhërave në SHPK po vazhdon. Ata po arrestojnë në mënyrën më të paturpshme disa ditë pas përfundimit të aksioneve tona.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Pika e Lëvizjes në Zhegër

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera