Nekrolog për UNMIK-un

20 Nov 2005

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prizren përpiloi nekrolog për UNMIK-un. Ai u shpërnda në qytet. Një regjim, pushteti i të cilit nuk buron nga vetë populli, një sistem që është në kundërshtim me vullnetin dhe interesat e qytetarëve, mbi të cilët ai qeveris padrejtësisht, nuk mund të ketë fat tjetër pëveç vdekjes. Sepse FUND-i i jetës së tij është lindja e popullit, fillimi i lirisë së domosdoshme. Askush tjetër nuk do ta bëjë këtë gjë më mirë se vetë populli. Liria kolektive e ka emrin vetëvendosje.

Pasi që aktivistët vendosën nekrologun anembanë qytetit, policia filloi heqjen e tij. Vendosja e nekrologëve do të vazhdojë në të gjitha qytetet e Kosovës.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prizren

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera