Arrestohet aktivisti i VETËVENDOSJE!-s në Gjilan

17 Nov 2005

Në Gjilan u arrestua aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Lulzim Osmani. Kjo gjë u bë nga pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës teksa ai ishte duke ecur rrugës. Për arrestimin e tij janë përdorur fotografitë e policisë që ata i bënë derisa ne po realizonim aksionit tonë F UN D në qytetin e Gjilanit para një muaji. Pasi u mbajt për rreth një orë në stacionin policor, ai u lirua.

Mësojmë që policia e UNMIK-ut ka dhënë urdhër për SHPK-në që ta fillojë arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s duke u bazuar në fotografitë dhe xhirimet e bëra gjatë aksioneve tona të shkuara. Në këtë mënyrë të pështirë ata po parapërgatisin ngritjen e procedurave gjyqësore kundër nesh.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera