Shpërndarja e Rezolutës 1514 (XV) të OKB-së në Gjilan

11 Aug 2005

Në Gjilan, me 11 gusht 2005, duke filluar në orën 12:00, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kanë shpërndarë Rezolutën e OKB-së numër 1514 (XV), të datës 14 dhjetor 1960, për dhënien e pavarësisë vendeve dhe popujve të kolonizuar. Kjo Rezolutë u jep të drejtën për vetëvendosje të gjithë popujve. Janë shpërndarë 500 kopje në gjuhën shqipe dhe 500 në atë angleze të kësaj Rezolute. Të gjitha këto janë vënë nën fshesat e xhamave të përparmë të automjeteve të UNMIK-ut, policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, si dhe u janë dhënë administratorëve të UNMIK-ut që kishin dalur në pauzën e tyre të drekës dhe qytetarëve të Gjilanit. Po ashtu arsyeshmëria e vetëvendosjes për Kosovën në 14 pika është shpërndarë në 1.500 kopje. Policia nuk ka intervenuar.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera