Shkrimi i parullave në Vushtrri. 33 të arrestuar.

29 Jul 2005

Me 29 korrik 2005, ne Vushtrri, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një tubim me qytetarë të Vushtrrisë dhe pastaj së bashku me shumë prej tyre filloi rreth orës 12:30 me shkrimin e parullës tashmë të mirënjohur "JO NEGOCIATA. VETËVENDOSJE!". Kjo parullë u shkrua rreth 25 herë gjithandej nëpër qytet. Në orën 15:30, pas një intervenimi shumë të dhunshëm, forca të shumta të policisë së SHPK-së dhe UNMIK-ut, arrestuan 33 aktivistë të lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarë të Vushtrrisë. Të arrestuarit janë: Shkëlzen Gashi, Hysen Durmishi, Adem Bërnica, Elhami Qeriqi, Rrahman Durmishi, Frashër Krasniqi, Bujar Voca, Zgjim Gashi, Xheladin Ujkani, Agron Durmishi, Ermal Rexha, Hana Qena, Aida Bërnica, Labinot Bajrami, Bedri Imeri, Dren Boshnjaku, Astrit Klinaku, Bujar Mustafa, Jetmir Pllana, Ardian Hasolli, Mehmet Selaci, Albin Kurti, Shefki Tahiri, Gazmend Përçuku, Valon Pasjaqa, Shemsedin Aliu, Xhavit Haziri, Izet Jusufi, Fahri Berisha, Muha met Shala, Milaim Musiqi dhe Nexhat Islami. Policia ishte shumë brutale. Ajo lëndoi disa aktivistë dhe qytetarë. Përveçqë policia shkoi te vetura jonë dhe i mori shabllonat dhe sprejat për shkrimin e parullave ajo konfiskoi edhe ekzemplarë të gazetës sonë dhe fletushkave që ne i shpërndani nëpër Vushtrri. Këtë ekspeditë të tyre e udhëhoqi rreshteri Hazir Avdyli, i cili edhe vetë ishte egërsisht i dhunshëm. Më së shumti u rrah Izet Jusufi, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Vushtrri. Ai u rrah sidomos nga polici që quhej Ekrem dhe që mbante numrin 4661. Izet Jusufi u dërgua në emergjencë, dhe u mbajt në paraburgim deri të hënën me vendimin e prokurorit. Të tjerët janë liruar pas disa orëve.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera