Shpërndarja e Rezolutës 1514 (XV) të OKB-së në Prishtinë

25 Jul 2005

Me 25 korrik 2005 në orën 12:00 para ndërtesës së UNMIK-ut u shpërnda Rezoluta e OKB-së numër 1514, të datës 14 dhjetor 1960, për dhënien e pavarësisë vendeve dhe popujve të kolonizuar. Kjo Rezolutë u jep të drejtën për vetëvendosje të gjithë popujve. Ajo ju vendos të gjitha automjeteve të UNMIK-ut, Policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së tek fshesat e xhamave të përparmë si një gjobë. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s këtë Rezolutë ua shpërndanë edhe ndërkombëtarëve nëpër restoranet e kafiteritë në qendër të qytetit.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera