Parulla mbi murin e UNMIK-ut: për 10 sekonda

17 Jul 2005

Të dielën, me 17 korrik 2005, në orën 11:30, aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE!, në murin ilegal që rrethon ndërtesën kryesore të UNMIK-ut, e kanë rishhkruar parullën JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE! 24 aktivistë, me 24 spreja i shkruan 24 shkronjat e kësaj parulle për vetëm 10 sekonda. Përderisa aktivistët po shpërndaheshin të qetë, James Dobrinski, zëdhënës i njësisë për krime lufte të policisë së UNMIK-ut i cili deri në atë kohë po pinte kafe në restoranin "Monaco", intervenoi ndaj aktivistëve. James Dobrinski ishte shumë i dhunshëm dhe brutal: ia vuri prangat Agon Hamzës dhe e rrëzoi atë në tokë. Në momentin kur ai deshi të bënte të njejtën gjë edhe me aktivistin tjetër, Xhelal Sveçlën, të gjithë aktivistët intervenuan duke u lidhur trup me trup edhe me të arrestuarit dhe kësisoj i liruan këta dy prej duarve të Dobrinskit dhe dy pjesëtarëve të SHPK-së. Gjatë kthimit tonë nëpër shtëpia, aktivisti Elhami Qeriqi u arrestua nga policë të SHPK-së me biçikleta. Ai u dërgua në burgun e Prishtinës dhe u lirua të nesërmen pasdite.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera