Policia detyrohet ta lirojë Albinin

16 Jul 2005

Të shtunën, me 16 korrik 2005, rreth orës 16:45, u arrestuan 4 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga pjesëtarë të SHPK-së përderisa ishin duke shkruar parullat 'JO NEGOCIATA. VETËVENDOSJE!' në qytetin e Gjilanit. Aktivistët e arrestuar ishin: Albin Kurti, Adem Bërnica, Shkurtë Aliu dhe Xhelal Sveçla. Pas vënies së prangave, qytetarë të shumtë penguan arrestimin. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, policia arriti që tre të pranguar t'i dërgoj në stacion, ndërsa aktivistit Albin Kurti, policia u detyrua t'ia heqë prangat, ngase qindra qytetarë e rrethuan Albin Kurtin dhe pastaj nuk lejuan as arrestimin e tij. Policia u detyrua ta lirojë Albinin.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera