Në Lipjan, gjashtë të arrestuar. Policia fshin parullat.

09 Jul 2005

Me 9 korrik 2005, në Lipjan janë arrestuar nga policia gjashtë aktivistë të lëvizjes VETËVENDOSJE! Sërish njësoj: derisa po shkruanin parullën: JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE! Aktivistët që u arrestuan ishin: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Rrahman Durmishi, Epir Qeriqi, Blerim Maçestena, Agron Durmishi. Ata janë mbajtur nga ora 13:30 e deri në orën 20:30 nën arrest, kur janë liruar nga gjykatësi për kundërvajtje. Policia i ka fshirë të gjitha parullat tona duke u rënë me ngjyrë të zezë sipër. Policia nuk i ka fshirë grafitet tjera nëpër qytet, p.sh. ato me shkurtesat e partive politike LDK, PDK e AAK. Si gjithnjë, pushtetit të UNMIK-ut nuk po i pengojnë krejt ato parulla partish politike dhe grupesh sportive gjithandej qyteteve. Këtë pushtet po e trand vetëm një parullë - 'JO NEGOCIATA. VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera