400 ve të prishura kundër Drashkoviqit

27 Jun 2005

Lëvizja VETËVENDOSJE! me 27 qershor 2005, protestoi kundër vizitës së Vuk Drashkoviqit në Kosovë. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s të përkrahur edhe nga një numër i qytetarëve hodhën vezë në drejtim të Drashkoviqit, njeriut bashkëpërgjegjës për krimet e shtetit të Serbisë në Kosovë, ish-zëvendëskryetarit të qeverisë së ish-Jugosllavisë gjatë bombardimeve të NATO-s, të mirënjohur për ideologjinë e tij neofashiste dhe çetnike. Shërbimi Policor i Kosovës intervenoi brutalisht duke arrestuar 16 aktivistë, tre qytetarë dhe dy gazetarë. Të arrestuarit ishin aktivistët: Hysen Durmishi, Vlora Bajçinca, Rizah Xhakli, Albin Kurti, Liburn Aliu, Shkëlzen Gashi, Glauk Konjufca, Merita Idrizi, Hana Qena, Agron Çuni, Shpend Terziu, Brahim Thaçi, Rrahman Durmishi, Imer llugiqi, Liridon Berisha dhe Blerim Maçastena; qytetarët: Uranik Begu, Afrim Demiri dhe Gafurr Dakaj; si dhe gazetarët: Jahja Tmava dhe Shaip Mustafa. 14 aktivistë u liruan pas katër orëve, ndërsa dy të tjerë (Rrahman Durmishi dhe Imer Llugiqi) u mbajtën për 24 orë në burg. Procedura ndaj tyre vazhdon.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera