JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!

14 Jun 2005

Parulla JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE! për herë të parë u shkrua në murin që rrethon selinë e UNMIK-ut me 12 qershor 2005. Nuk ka pasur arrestime, mirëpo me 14 qershor 2005 pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës bashkë me disa molerë i kanë fshirë parullat. Kur aktivisti Hysen Durmishi shkoi t’i pyeste pse po e fshijnë parullën tonë, ai u arrestua. Pothuajse në të njejtën kohë, gjithashtu në Prishtinë duke shkruar parulla u arrestua Rrahman Durmishi e pastaj edhe babai i tij Ali Durmishi. Po këtë ditë, pra me 14 qershor 2005, pasdite 12 aktivistë i kanë shkruar përsëri parullat me ç’rast janë arrestuar që të gjithë nga SHPK-ja. Aktivistët e arrestuar ishin: Hysen Durmishi, Vlora Bajçinca, Liburn Aliu, Shkëlzen Gashi, Glauk Konjufca, Merita Idrizi, Xhelal Sveçla, Hana Qena, Rrahman Durmishi, Milot Kelmendi, Faton Osmankaqi dhe Jehona Qyqalla. Parullat janë fshirë përsëri.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera