Pal Lekaj po i kushton Komunës tonë shumë shtrenjtë!

11 Apr 2012

Përderisa qytetarët e Gjakovës përditë e më shumë varfërohen nga politikat e kryetarit të Komunës Pal Lekaj, shpenzimet marramendëse të kryetarit Lekaj që i bën për vete dhe për administratën e tij nuk ndalen.


Kryetari i komunës së Gjakovës vetëm në vitin 2011 ka shpenzuar 10 mijë e 169 Euro për derivate 78,230 kilometra. Sipas kësaj llogaritje Pal Lekaj i bie që përditë ka udhëtuar  nga 250 kilometra.


Kryetari, ka shpenzuar edhe telefonin me taksa të qytetarëve të Gjakovës pa asnjë limit. Ai gjatë një viti, telefon mobil ka shpenzuar 4 mijë e 669 e 22 cent, që i bie se ai ka folur 5 orë e gjysmë në ditë në telefon dhe paradoksi më i madh është se Pali ka shpenzuar sa e gjithë administrata e Komunës, e cila, ka shpenzuar 3 mijë 332 euro, për një vit. 


Kryetari i Komunës në 2011 nuk i ka lënë anash as drekat e shtrenjta. Pal Lekaj për një vit ka ngrënë dreka që kanë kushtuar buxhetit të Gjakovës 17 mijë e 448 mije euro, që i bie se vetëm në një ditë ka ngrëne 48 euro 80 cent.


Pal Lekaj jo që nuk e ka ndihmuar Gjakovën në ndonjë drejtim, por me sa ka mundur e ka varfëruar më tej komunën tonë.





Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Gjakovë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera