Planifikimi (ndarja) i padrejtë i Buxhetit Komunal për vitin 2012 – Komuna Sharr

08 Apr 2012

Nga buxheti i shtetit janë ndarë për komunën e Sharrit gjithsej 5,547,372 euro. Prej tyre 3,325,880 për paga dhe mëditje, e vetëm 1,744,428 për shpenzime kapitale. Pra, paga dhe mëditje ka dy herë më shumë se shpenzime kapitale. Kjo tregon se qeveria komunale e Sharrit mё me prioritet e ka stёrmbushjen e sektorёve tё ndryshёm komunal me militantё tё partisё nё pushtet, tё cilёt nuk janё tё aftё qё t’i kryejnё detyrat qё u takojnё dhe t’i shpërblej ata me paga të majme e mëditje, e nё anёn tjetёr t’i minimizoj sa mё shumё investimet kapitale.


Arsimi


Për arsmimin janë ndarë 2,178,162 euro, nga të cilat 2,050,581 për paga dhe mëditje, e zero për shpenzime kapitale. Sa i pёrket arsimit, komuna e Sharrit rёndёsi mё tё madhe i ka dhёnё largimit nga puna tё arsimtarëve tё kualifikuar e me pёrvojё dhe zёvёndёsimit tё tyre me militant tё pashkollё e tё padishёm, tё cilёt e kanё ngulfatur arsimin dhe pasojat nga kjo dukuri famёkeqe do tё shihen nё gjeneratat e ardhshme. Poashtu, komuna e Sharrit i paguan edhe arsimtarёt goran, tё cilёt paralelisht paguhen nga Serbia, e qё punojnё me planprograme tё Serbisё dhe mёsimi zhvillohet nё gjuhёn serbe.


Shёndetёsia


742,479 euro apo 13.38% e buxhetit janë ndarë për shëndetësinë. Pjesa dërmuese e tyre shkojnë për paga dhe mëditje (541,001 euro) e vetëm 89,478 euro për shpenzime kapitale. Edhe pёr shёndetёsinё, komuna e Sharrit nuk parasheh shpenzime tё mjaftueshme kapitale, ngase sektori publik shёndetёsor nё komunёn tonё, thuajse fare pak funksionon, sepse kuadrat mё tё mira nga kjo fushë janё shpërngulur drejt vendeve tjera nga pamundёsia pёr tё gjetur punё, por edhe ata tё cilёt kanё mbetur, mё shumё janё tё orientuar nё sektorin privat (në ordinancat e tyre private), se sa nё  publik. Andaj, mosinteresimi pёr investime kapitale nё lёmin e shёndetёsisё ka bёrё qё komuna e Sharrit, qё nga paslufta e kёndej por edhe sot e kёsaj dite, tё ketё infrastrukturёn dhe shёrbimet mё tё dobёta shёndetёsorё gati nga tё gjitha komunat tjera tё Republikёs sё Kosovёs.


Bujqёsia, pylltaria dhe zhvillimi rural


Për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural janë ndarë vetëm 85,352 euro, me zero shpenzime kapitale. Ky rast paraqet apsurditetin mё tё madh, kur dihet fakti se territori i komunёs sё Sharrit i ka tё gjitha premisat pёr zhvillimin e bujqёsisё dhe blegtorisё. Kёta sektorё janë mёse tё nevojshëm pёr t’u zhvilluar, nga se janë e vetmja mundësi pёr mёkembjen e kësaj treve dhe pёrmirёsimin e jetёs sё qytetarёve.


Pёrfundim


Ky planifikim apo ndarje e buxhetit pёr vitin nё tё cilin jemi, tregon edhe njёherё paaftёsinё e kësaj qeverie komunale pёr t’i orientuar politikat e saj drejt zhvillimit ekonomik dhe ecjes përpara. Kёta pushtetarё, përveç se janë tё paaftё e tё pa denjё pёr tё qeverisur, poshtu janë tё korruptuar dhe tё shantazhuar pafundësisht. Ata janë tё mveshur me interesa tё thella personale dhe institucionet komunale i kanё ngulfatur me nepotizëm. Qёllimi i tyre pёr tё jetuar nё lluks, duke mos pasur aspak vëmendjen te populli i varfëruar skajshmёrisht, shihet mё sё miri nё rastin e ndarjes sё 125.463 eurove vetëm pёr zyrën e kryetarit tё komunës, qё pёrbёn 2,26 % tё buxhetit tё gjithmbarshëm pёr vitin 2012.


Komuna e Sharrit, si njëra nga komunat mё me pak investime e mё tё pazhvilluara, nuk meriton këso lloj qeverisje nga njerëz tё pandёrgjegjshёm tё cilёt po vazhdojnë t’a varfёrojnё edhe mё tej kёtё vend.





Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Sharr

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera