Komunikatë për media – Qendra Gjilan

08 Apr 2012

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke u mbështetur edhe nga banorët e lagjes kanë mbjellë rreth 100 fidanë në fushat e lira të lagjes “Dardania 1”, duke synuar të fuqizohet gjelbërimi në këto fusha dhe t’u mundësohet banorëve të kenë një jetë më të shëndetshme ekologjike. Shumë banorë gjatë aksionit të mbjelljes kanë përkrahur aktivistët e VETËVENDOSJE!-s duke u solidarizuar me ta, duke i ofruar edhe mjete e vegla pune në mënyrë që të përfundohej mbjellja e fidanëve në mënyrë sa më të lehtë dhe sa më të përshtatshme.


Fidanët janë siguruar nga Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE!, ndërsa fushat në të cilat janë mbjellë fidanët nga banorët e lagjes vlerësohen si pronë publike specifike pasi që për këtë hapësirë thonë se kanë paguar një taksë që i dedikohet kësaj hapësire për nevojat e përbashkëta të lagjes “Dardania 1” dhe nuk e konsiderojnë pronë të komunës. Po ashtu, para pak javësh janë mbledhur afër 300 nënshkrime nga banorët e kësaj lagjeje duke kundërshtuar projektin rekreativo-afarist të projektuar nga Komuna e Gjilanit, pasi kërkojnë që hapësirat e tilla të lira të gjelbërohen dhe të ndërtohet ndonjë park publik, por jo edhe përmes Partneritetit Publiko-Privat të tjetërsohet kjo pronë dhe të bëhet qendër afariste.





Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera