Sekretariati i gruas aktiviste në Gjilan

06 Apr 2012

Në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, të premten më 6 prill, është organizuar një takim me gratë aktiviste, ku morën pjesë: Nazlie Bala, drejtuese e Sekretariatit të gruas aktiviste në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Hatixhe Hoxha, anëtarë e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe kryetari e sekretari i Qendrës në Gjilan.


Znj. Bala dhe Hoxha të pranishmëve ju folën mbi rëndësinë e organizimit të Sekretariatit të gruas dhe detyrat që i presin anëtarët e këtij sekretariati, për emancipimin dhe angazhimin politik të grave dhe vajzave në komunën e Gjilanit. Ndërsa kryetari i Qendrës z. Kurteshi, drejtueses dhe anëtareve të Sekretariatit të Gruas në Gjilan i siguroi se qendra e Gjilanit do të mbështesë secilën iniciativë në këtë drejtim.


Në këtë takim është themeluar Sekretariati i gruas aktiviste në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan. Drejtuese e këtij sekretariati u zgjodh me shumicë votash aktivistja shumë vjeçare e Lëvizjes Luljeta Jerliu.




                
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera