Arrestime të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas

06 Apr 2012

Sot, më 6 prill, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, realizuan një aksionin për vendosjen e posterëve që pasqyrojnë ndarjen joefikase dhe të padrejtë të buxhetit për vitin 2012 për Komunën Drenasit. Aksioni për shpërndarjen e posterëve në hapësirat publike filloj në ora 11:00, ku në të njejtën kohë në zyrën e VETËVENDOSJE!-s po mbahej konferenca për media pikërisht për këtë çështje. Por, në ora 11:14, policia e stacionit të Drenasit, arrestoi 3 prej aktivistëve që ishin pjesë e aksionit, duke i dërguar ata në stacion, ku sipas aktivistëve policët ishin shprehur se kanë urdhër nga Komandanti i Stacionit, Valdet Bujupi. Të arrestuarit po vazhdojnë të mbahen ende në stacion.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, e dënon ashpër arrestimin e padrejtë dhe të paarsyeshëm të aktivistëve, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre.


Të arrestuar janë:


1.    Ismet Dibrani


2.    Zahir Morina


3.    Albert Ramaj


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Drenas

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera