TUBIM ME QYTETAR NE FSHATRAT LLADOVË DHE LLASHTICË TË GJILANIT

01 Apr 2012

Të dielën më 1 prill, në shkollën e fshatit Lladovë në një takim me qytetarët e Lladovës dhe Nasalës morën pjesë Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti dhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Gjilan, Ismajl Kurteshi.


Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti në tubim foli për situatën e rëndë politike dhe ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi. Bisedimet me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës pa asnjë kusht, heqja dorë nga Republika dhe pranimi i fusnotës çojnë drejt zhbërjes së shtetit. Mohimi i të drejtave të qytetarëve shqiptar në Luginën e Preshevës, burgosja e shqiptareve në Serbi dhe poshtërimi i institucioneve tona si që ishte rasti i çarmatosjes së policëve tanë brenda territorit të Kosovës vijnë si rezultat i qeverisjes së keqe në Kosovë tha z. Kurti.


Lëvizja VETËVENDOSJE!, rëndësi të veçantë do t’i kushtojë ngritjes së kapaciteteve prodhuese sepse Kosova nuk mund të zhvillohet pa prodhim. Ne do të angazhohemi për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që do të punojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.


Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Gjilan, Ismajl Kurteshi, të pranishmëve ju prezantoj shifra e fakte për keqqeverisjen në Gjilan dhe iniciativën e Vetëvendosjes për shkarkimin e kryetarit të komunës së Gjilanit.


Pyetjeve të qytetarëve ju përgjigj z. Albin Kurti.


Takim i ngjashëm u organizua edhe në fshatin Llashticë ku folën z. Albin Kurti dhe z. Ismajl Kurteshi për çështjet e përmendura më lart.





Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera