Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, po i kushton shumë taksa paguesve të kësaj Komune

30 Mar 2012

Sot më 30 mars, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra e Deçanit organizoi një aksion simbolik në lidhje me shpenzimet e pajustifikuara të Kryetarit të Komunës së Deçanit.


Gjatë aksionit të zhvilluar nga Lëvizja VETEVENDOSJE! në Deçan aktivistët kanë shpërndarë dhe ngjitur posterë ku vihet në dukje shpërdorimi i parasë publike.


Këtë aksion të Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Deçan e pengoi (duke ngrisur posterat) kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës, Avdyl Mushkolaj, zëvendës drejtori i shkollës fillore “Lidhja e Prizerenit” Afrim Balaj, të shoqëruar nga militantë të AAK-së dega e Deçanit.


Ajo çfarë pritet të ndodhë me fondet publike të Komunës Deçan gjatë 2012:


Me buxhetin e vitit 2012, Qeveria e Kosovës ka ndarë për komunën e Deçani gjithsej 6,137,529 euro.


Nga këto, për paga dhe mëditje shkojnë 54.28% apo 3,331,652 euro, kurse për shpenzime kapitale në total vetëm 27.8% respektivisht 1,706,191 euro.


Pra, paga dhe mëditje ka rreth 2 herë më shumë se shpenzime kapitale.


Për arsimin ne këtë komunë janë ndarë 2,786,252 euro, prej të cilave 2,632,252 për paga dhe mëditje, e vetëm 40,000 për shpenzime kapitale.


13.88% e buxhetit është ndarë për shëndetësi, që i bie në total 852,106 euro. Prej këtyre, për paga dhe mëditje shpenzohen 693,424 euro, kurse shpenzime kapitale në sferën e shëndetësisë gjatë vitit 2012 nuk do të ketë.


Për bujqësi, pylltari e zhvillim rural në këtë komunë nuk është ndarë asnjë cent nga buxheti i shtetit.


Duke u nisur nga buxheti i 2012, i ndarë nga Qeveria e Kosovës për Komunën tonë, dhe nga shpenzimet e tepërta të bëra nga kjo Komunë, është më se e qartë se jo vetëm që nuk mund të kemi investime kapitale në Deçan por edhe borxhi publik sa vjen dhe ka për t’u rritur. I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës z. Rasim Selmanaj që të marrë masa urgjente për të ndalur shpenzimet e tepërta që rëndojnë në kurriz të taksapaguesve.






Lëvizja VETEVENDOSJE! Qendra Deçan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera