Themelohet pika e VETËVENDOSJE! ne Düsseldorf të Gjermanisë!

26 Mar 2012

Qendra  VETËVENDOSJE!  Në Gjermani zgjerohet edhe me një pike të re në Düsseldorf. Është pika e pestë e Qendrës sonë dhe brenda 10 ditëve do të themelohen edhe dy pika të reja të VETËVENDOSJE!s, njëra në Stuttgart dhe tjetra në München.  Kështu që, shtrirja me pika të reja të VETËVENDOSJE!s  po mbulon gati gjithë territorin e Gjermanisë.


Tubimin e hapi kryetari i Qendrës VETËVENDOSJE!  në Gjermani, Bashkim Osmanaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe grupin iniciues që kishte arritur të mbledhë bashkatdhetarët nga Düsseldorfi me rrethinë për themelimin e pikës së VETËVENDOSJE!s, bëri një rezyme të shkurtër mbi punën dhe aktivitetet që zhvillon Qendra në Gjermani tash e gjashtë vite.


Në vazhdim Bashkim Osmanaj foli rreth situatës politike dhe problemet me të cilat po ballafaqohet mërgata shqiptare. Osmanaj tha se “është shumë e dhembshme dhe rrënqethëse që 12 vite pas mbarimit të luftës, Kosova ka mbetur ende vendi më i izoluar dhe më i varfëri në Evropë. Me krim të organizuar, korrupsion dhe menaxhim të dobët, Kosova është kthyer disa vite prapa, në vend që të barazohet me shtetet fqinje të cilat tash janë pranë BE-së. Nëse i zgjatet jeta kësaj qeverie, pasojat për Kosovën do të jenë edhe më të rënda”. VETËVENDOSJE!   është duke bërë një punë të madhe brenda dhe jashtë institucioneve të Kosovës, prandaj duhet mbështetur fuqishëm si kurrë më parë  VETËVENDOSJE!n  si të vetmen shpresë që synon realizimin e aspiratave tona shekullore bashkimin e shqiptarëve.


Në vazhdim fjalën e mori Sekretari Organizativ i Qendrës se Lëvizjes VETËVENDOSJE!   në  Gjermani, Arben Maloku, i cili u fokusua kryesisht rreth çështjeve organizative të qendrave dhe pikave. Koordinimi i punëve, krijimi i grupeve punuese, statuti dhe programi i LVV.


Maloku në vazhdim shprehu shqetësimin në lidhje me injorimin që po u bëhet ish luftëtareve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së. Ai tha se “Në qoftë se lufta UÇK-së paska qenë me aq vlerë për ta si është e mundur që ushtarët e po kësaj lufte i sollën në një gjendje të tillë shoqërore e ekonomike?”.


Fjalen pastaj e morën edhe disa veprimtarë të shquar të kauzës shqiptare, ish të burgosur politik si vellezerit Petrit dhe Sabri Duraku, Lulzim Veliu, Flamur Haxhimusa, Ukshin Rrustemi, Gëzim Haliti, Ajet Belolli, Mentor Shkodra, Fuat Baftiri, Osman Makolli, Milazim Baftiri, Arber Duraku, Lulzim Baliu dhe të tjerë.


Në këtë mbledhje u zgjodh  kryesia e pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!  për Düsseldorf. Kryetar u zgjodh Lulzim Veliu, Nënkryetar u zgjodh Gazim Latifi, Sekretar, Fuad Baftiri, Arketar, Arber Duraku dhe Delegat në Këshillin e qendrës, Sabri Duraku.






Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera