Lojërat me tenderë – Nxënësit pa transport!

16 Mar 2012

Jo rrallë herë, Komuna e Drenasit tregohet shkelëse e madhe e ligjeve të prokurimit. Ndikimet politike dhe presionet  nga kryetari dhe njerëz të afërt të tij në Zyrën e Prokurimit, bënë që tenderet ti ipen militantëve të PDK-së, njerëzve të afërt të udhëheqësëve të Komunës, bizneseve që kanë ndihmuar partinë në pushtet gjatë fushatës dhe kompanive që janë pronarë apo bashkëpronarë, duke shkelur kështu shumë ligje të prokurimit. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i auditimit që gjenë shkelje flagrante të ligjeve gjatë dhënjes se tenderëve.


Rasti i fundit ishte tenderi për bartjen e nxënësëve, si projekt i financuar nga Komuna e Drenasit, me vlerë prej 111 mijë euro për dy gjysëmvjetorët, tenderë ky i fituar nga Kompania Transportuse “Vellezërit Thaqi” , pronar i së cilës është  Mehdi Thaqi, vëlla i asambleistit nga radhët e PDK-së,  Ilmi Thaqi,  njëherit i njohur për opinonin si militant dhe njeri i afërt me pushtetin. 


Kompania nuk i plotësonte as 20% të kushteve të përcaktuara në tenderë. Këtë e vertetojnë edhe ankesat e shumta të prindërve drejtuar Komunës që nxënesit po hasin në probleme të mëdha gjatë transportit. Shumë vozitës të autobusëve apo kombi-busëve nuk ishin të paisur as me patent shofer, madje kishte edhe shoferë adoloshentë, mjetet transportuese ishin të amortizuara dhe shumica prej tyre as që i plotësonin kushtet të dilnin në rrugë. Mungesa e shpeshtë e kombi-busëve dhe numri i madh i nxënësve mbi numrin e lejuar në kombi-busë bën që prindërit të marrin përsipër organizimin e bartjes së fëmijëve me pagesa vetanake. Këto ankesa të prindëreve ranë gjithëherë në vesh të shurdhër, pasi që komisioni mbikqyrës me kryetar Aziz Morinën, kishte në përbërje edhe Ilmi Thaqin, vëllain e pronarit të kësaj kompanie.


Lëndimet serioze të dy nxënësëve, reagimi dhe presioni i mediave ndikoi që të anulohet ky tender. Kryetari i Komunës dhe Komisioni Mbikqyrës tashmë pranojnë që kompania nuk i përmbushte kushtet e nevojshme për bartjen e nxënësëve. 


Nga gjithë kjo rrëmujë pësuan Vlora Gjoka 10 vjeçare, që kishte marrë lëndime serioze nga një mjet transportues i kësaj kompanie dhe nxënësit e Komunës së Drenasit që tashmë duhet të udhëtojnë vet derisa të përzgjidhet kompania tjetër. 


Realiteti i krijuar në rastin e fundit tregon edhe një herë papërgjegjshmërinë e Komunës ndaj qytetarëve të saj, në këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në të cilën gjendemi. 


Pas disa takimeve që kishim me prindër të fshatrave të Baicës, Gradicës, Tërsteniku, Godancit, Dobroshefcit dhe fshatrave tjera, ata pohojnë që janë të detyruar t’i ndalojnë fëmijet e tyre nga shkolla për shkak të kushteve të rënda ekonomike.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Drenas, kërkonë nga Komuna që sa më parë të rizgjidhet kompania tjetër transportuse që plotëson kushtet e nevojshme dhe të lihen anash interesat e përfitimeve përsonale.




Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Drenas

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera